Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

“Nëse Platforma Shqiptare është në pajtim me Kushtetutën, pse nuk i keni realizuar këto të drejta që 10 vite sa jeni në pushtet?”. Është kjo një pyetje e cila si duket e ka nxjerrë nga kontrolli kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, i cili po e ka vërtetë vështirë të arsyetojë atë që e flet sonte në emisionin Clik Plus në TV21. Dhe si cdo herë, kur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk ka pergjigje të argumentuara, atëherë përgjigjet me pyetje në stilin “pse kështu, e pse ashtu”, deri sa e detyroi gazetarin t’i kundërpërgjigjet me plot çudi: Pse po më pyetni mua, ju keni qenë në pushtet!
Ahmeti më pas iu kthye edhe retorikës tashmë të dështuar “kallashi, UÇK-ja, Skënderbeu, flamuri, më është ofruar ndarja e Maqedonisë”, mirëpo është një stil dhe retorikë tani e lexuar nga qytetarët e Maqedonisë dhe që nuk dha rezultate në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Duke e vërejtur se nuk është bindës, Ahmeti filloi të flasë edhe për rregullat e komunikacionit në udhëkryq, por kjo si duket vetëm se shtoi bindjen për një paraqitje të dobët të të “kryeintegristit”, i cili si duket ende nuk është i vetëdijshëm se i ka ardhur koha të pensionohet.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top