Te shqiptarët, Turqia ka më shumë mbështetje madje se edhe Shqipëria. Rreth 17 për qind të anketuarve shqiptarë janë shprehur se shteti më miqësor për Maqedoninë është Turqia, për SHBA-të janë shprehur 10.7 për qind, e treta Shqipëria me 10.2, Gjermania me 7.6, BE dhe Rusia me 4 për qind
Turqia mbetet vendi më mik për Maqedoninë. Rezultatet e anketës të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Agjencia PROSPEKT dhe TV TELMA tregojnë se 14.1 për qind e të anketuarve Turqinë e radhisin në vendin e parë si shteti më miqësisht i orientuar ndaj Maqedonisë, ndërsa pason Rusia me 10 për qind, e treta SHBA-të me 6.6 për qind, Gjermania me 6, Serbia me 3.5, Shqipëria me 2.8 dhe Bashkimi Evropian me 1.9 për qind, shkruan gazeta KOHA. Të ndarë në etnitete – për maqedonasit Turqia është vendi i parë më miqësor me 12 për qind, e dyta Rusia me 11.4, SHBA-të me 5.9, Serbia 4.9, Gjermania 4.5, ndërsa BE me 1.4 për qind. Te shqiptarët, Turqia ka më shumë mbështetje madje se edhe Shqipëria. Rreth 17 për qind të anketuarve shqiptarë janë shprehur se shteti më miqësor për Maqedoninë është Turqia, për SHBA-të janë shprehur 10.7 për qind, e treta Shqipëria me 10.2, Gjermania me 7.6, BE dhe Rusia me 4 për qind. Në VMRO, Rusia mbetet në vendin e parë. Rreth 16 për qind e votuesve të partisë së Gruevskit thonë se Rusia është shteti më miqësor për Maqedoninë, e dyta radhitet Turqia me 15.5 për qind, Serbia me 6, SHBA-të me 4.7, si dhe Gjermani me 3.4 për qind. Në LSDM, mbështetja për Rusinë është dyfish më e vogël se sa në VMRO. Rreth 14 për qind e votuesve të LSDM-së mendojnë se shteti më miqësor është Turqia, e pasuar nga Gjermania me 10.3 për qind, SHBA-të me 12.1, Serbia 6.9, si dhe Shqipëria me 2.6 për qind. Te partitë shqiptare, votuesit e BDI-së janë më të shumtë në mendimin se Turqia është shteti më miqësor ndaj Maqedonisë. Më shumë se 21 për qind e votuesve të partisë së Ahmetit e rendisin Turqinë në vendin e parë, të pasuar nga Amerika me 15.2, BE dhe Rusia me 9.1, si dhe Shqipëria me 6.1 për qind. Në Lëvizjen BESA, Turqia zë vendin e dytë me 19.4 për qind pas Gjermanisë me 16.7 për qind, SHBA-të me 13.9, Shqipëria me 13.9, BE me 2.8, ndërsa Rusia me 1.8 për qind. Aleanca për shqiptarët mendon se Shqipëria me 33.3 për qind është shteti më miqësor ndaj Maqedonisë, e pasuar nga SHBA me 26.7 për qind dhe Turqia me 6.7 aq sa edhe Gjermania. Në ndërkohë, votuesit e PDSH në vend të parë si shtet më miqësor për Maqedoninë e radhisin SHBA-në bashkë me Turqinë, 22.7 për qind secila. /Koha
No comments: