Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nismat për hartimin e një platforme maqedonase si kundërpërgjigje ndaj platformës së partive politike shqiptare shihet si e rrezikshme për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit, shkruan REL.
Përmbajtja e platformës së tillë ende nuk është publikuar por, nismëtari i saj, Partia Socialiste që është në aleancë me VMRO DPMNE-në e Nikolla Gruevskit ka bërë të ditur se ajo mund të përfshijë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm, sigurinë, funksionimin e institucioneve, gjuhën, kulturën, historinë, ekonominë dhe politikën e jashtme.
Platforma siç thuhet është si “rezultat i kulminacionit të ngjarjeve të fundit dhe platformës së rrezikshme të partive shqiptare, e hartuar në Shqipërinë fqinje, me pjesëmarrjen aktive të drejtuesve të saj shtetëror”.
Kjo platformë siç thuhet më tej është “pa ndjenjën e përgjegjësisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, e inspiruar nga forca të jashtme që marrin pjesë në destabilizimin e Maqedonisë”.
Pas një ideje të tillë thuhet se qëndron VMRO DPMNE-ja edhe pse drejtuesit e partisë së Nikolla Gruevskit nuk e konfirmuar një gjë të tillë ndërsa nga LSDM-ja e Zoran Zaevit e kanë vlerësuar si “lojë të rrezikshme për të penguar me çdo mënyrë procesin e qeverisë së re nga ana e saj”.
Njohësit e çështjeve politike thonë se platforma shqiptare është si pasojë e moszgjidhjes së shumë çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre në këtë vend, si çështja e gjuhës shqipe e cila edhe 25 vjet demokraci vazhdon të mos ketë statusin e gjuhës zyrtare, apo çështje tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin, simbolet kombëtare, ekonominë, vendimmarrjen konsensusle e të tjera.
Por, dalja me një platformë maqedonase sipas analistit Albert Musliu mund të prodhojë edhe platforma tjera apo hapjen e një dialogu krejt të ri maqedono-shqiptar.
“Nëse edhe pala maqedonase bën platformë maqedonase, ajo padyshim se çon në një marrëveshje negocimi të një marrëveshjeje të re maqedono-shqiptare, të tillë e kemi pasur Marrëveshjen e Ohrit. Prandaj, vlerësoj se promotorët e kësaj i kanë gabuar matematikat të cilët për hir të tensioneve në krijimin e qeverisë iniciojnë diçka të cilën nuk e kanë menduar mirë”, thotë Musliu.
Mirjana Malevska, njohëse e marrëdhënieve ndëretnike dhe profesore në Universitetin e Evropës Juglindore. Thotë se reagimi i palës maqedonase ka të bëjë para se gjithash me ndërhyrjen e Tiranës Zyrtare të hartimin e platformës shqiptare.
Ajo thotë se është e drejtë legjitime e shqiptarëve që të kërkojnë përmirësimin e statusit të tyre, por kjo të behet brenda shtetit. Edhe Malevksa platformat e dy komuniteteve i sheh të rrezikshme për të ardhmen e vendit.
“Për një shoqëri shumetnike siç është Maqedonia, kjo nuk është e mirë, pasi çon në ndarje mes qytetarëve, në ndarje në shtet dhe mund të sjellin situata të pakëndshme. Është normale që në shtetet me popullatë të përzier etnike të ketë platforma politike dhe etnike, por në kuadër të shtetit. Pra, nuk është mirë që në platforma të tilla të ketë përfshirje edhe të shteteve fqinje ku jeton pjesa dërrmuese e popullatës së atij etniteti që jeton për shembull në Maqedoni”.
“Megjithatë duhet theksuar edhe faktin se platforma shqiptare nuk duhet të merret si rrënuese e themeleve të shtetit pasi ajo përmban çështje për të cilat mund të bisedohet, çështje për të cilat nuk bën thirrje për rrënimin e rendit Kushtetues pasi parashikon edhe afate për ato tema që janë në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese”, thotë Mirjana Malevska, njohëse e marrëdhënieve ndëretnike dhe profesore në Universitetin e Evropës Juglindore.
Lidhur me pikat e platformës shqiptare dhe përgjigjes së marrë nga LSDM-ja, tani disa ditë janë duke debatuar partitë politike shqiptare, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët të cilat duhet të vendosin nëse oferta e partisë së Zaevit është ose jo e pranueshme që ti japin më pas firmat e nevojshme për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top