Sulejman Rexhepi dhe lavatriçja e tij, Mustafa
Dauti, janë në siklet të madh dhe, për të dalur nga kjo situatë kanë nisur të
kërkojnë ndihmë nga Hajrullah Misini, ish-komandant Shpati, i cili, duke qenë
shpirtmirë, duke dashur të ndihmojë dhe të kontribuojë për islam, është futur
në një grackë të dy matrapazëve për çgjë fare nuk është i vetëdijshëm
Nga Xhingis Memishi
Të gjithëve na kujtohet kur matrapazi, ai de,
lavatriçja e punëve të pista të Mulla Sulës, Mustafa Dauti, jepte deklarata
para mediave se sapo shpërndau pako 22 kg, ndërkohë që ato pako i ngrisnin pa
probleme plakat tetëdhjetëvjeçare, apo edhe fëmijët 8-9 vjeçar! Ky farë
matrapazi, jo që po gënjente por, po përpiqej që ta realizonte një truk! Të
shënohej se po shpërndanë pako 22 kg aq sa ishin në fakt të përcjella nga
donatori turk. Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë i ka nisur pakot
me atë peshë, ndërkohë që deri te myslimani hallexhi i vendi mbase ka rrjedhur
dhe ka ngelër 7-8 kg! Pra, matrapazi Mustafa Dauti, edhe bashkëpunëtorë, edhe
humanist por edhe bisnesmen hajn! I ka pranuar pakot 22 kg, i ka zbrazur, duke
ua hequr bidonet me 5 kg vaj dhe duke ua futur nga një kg, pastaj duke i lehtësuar
peshat e produkteve ushqimore për 4-5 kg dhe lloj-lloj marifetesh të tjera. Dhe
ato produkte, ai vaj, si dhe mishi i kurbanëve për të cilën di vetëm Mustafa
Dauti, Sabri Aliu dhe Zuhejr Rexhepi, të përdoren dhe të shkoqen në restorantin
familjar të Sulejman Rexhepit, KONAKU, restorant ky zyrtarisht i vënë në
shërbim të Rijasetit për të shtruar dreka e darka si për mysafirët e ndryshëm
të Rijasetit ashtu edhe për anëtarët e Rijasetit në raste mbledhjesh! Nuk është
ky marifet i pistë qëllim i këtij shkrimi! Këtu duam të vëmë në shënjestër një
dukuri tjetër të matrapazit Mustafa Dauti! Shoqata e tij tash disa ditë e ka të
bllokuar xhirollogarinë, pikërisht për shkak të shmangies së pagimeve tatimore
e doganore. Është kapur me pelë për dore! Mbi 10 mij pako të donuara nga turqët
kanë pasur brenda edhe nga dyqind gram kafe! Natyrisht, në dogana, gjatë
kontrollimit të listës së produkteve të paketuara, doganierët kanë vërejtur se
aty ka edhe kafe, e cila, mund të ketë qenë edhe përpjekje për ta kontrabanduar
nga ana e Mustafa Dautit! Disa ditë me radhë i është bllokuar malli dhe, deri
sa ka gjetur njeri për ta lëshuar, duke iu shmangur pagesës së akcizës për dy
ton kafe sa ka pasur nëpër pakot e donuara për myslimanët e varfër të vendit
tonë. Pastaj, kafja është nxjerrë nga pakot, siç janë eliminuar edhe shumë
produkte të tjera dhe, 2 ton kafe dihet se ku kanë përfunduar. Pikërisht për
këtë shkak, inspektorati shtetëror ka dhënë urdhër që të bllokohet
xhirollogaria e OH HILAL. Sulejman Rexhepi dhe lavatriçja e tij, Mustafa Dauti,
janë në siklet të madh dhe, për të dalur nga kjo situatë kanë nisur të kërkojnë
ndihmë nga i manipuluari Hajrullah Misini, ish-komandant Shpati, i cili, duke
qenë shpirtmirë, duke dashur të ndihmojë dhe të kontribuojë për islam, është
futur në një grackë të dy matrapazëve për çgjë fare nuk është i vetëdijshëm.
Nuk bëhet fjalë për kurrfarë pagese doganore, sepse ndihmat humanitare i
shmangen pagesave doganore. Thjesht, bëhet fjalë për akcizën së cilës i
nënshtrohet kafja. Dhe nuk është fshehje e vogël por bëhet fjalë për minimum dy
ton kafe. Për hirë të figurës ikonografike që ka komandant Shpati, për hirë të
respektit që gëzon gjithandej shqiptarisë, këta dy matrapazë është mirë që ta
lirojnë njeriun dhe mos ta fusin nëpër lluga ku janë futur vetë. Të mos
njollosin të tjerë siç janë njollosur vetë kokë e këmbë./sot.info/
No comments: