Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi do të nisë një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të Agjencionit për Zbulim për rastin e Kumanovës. Siç thotë Grubi, dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe kryetari Ali Ahmeti absolutisht nuk kanë në këtë ngjarje tragjike.
“Gjykimi i deritanishëm në rastin e Kumanovës nëpërmjet prezentimit të dëshmive nga ana e protagonistëve të ngjarjes po zbulon të vërtetën shokuese për përfshirje mashtruese në këtë rast të agjentëve të Agjencionit për Zbulim, që është nën kompetencat e Presidentit Ivanov.
Në cilësinë e Deputetit, do të nis një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të agjencionit për zbulim në këtë rast kaq të rëndë.
Njëkohësisht, dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe Kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike.
Prandaj miq, e vërteta po del në shesh përkundër gjithë fushatës së tmerrshme dhe të papërgjegjshme mediatike dhe opozitare” ka shkruar deputeti i BDI-së Artan Grubi.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top