Dëgjohen deklerata të shumta, shpeshëherë edhe kundërthënëse saqë zgjidhja e krizes së krijuar politike nuk duket se po afrohet.
Liderët e partive politike u takuan me Presidentin e Maqedonisë, u takuan edhe ata që e njihnin edhe ata që nuk ia njihnin legjitimitetitin, PDSH-ja ishte e vetmja që nuk iu përgjigj ftesës së Presidentit Ivanov.
Në PDSH heshtet. Heshtet përkundër faktit që lideri i saj, kryetari në dorëheqje Menduh Thaçi është një nga liderët më të kërkuar nga gazetarët.
Nga media të afërta me PDSH-në  mund të kuptohet se lideri i tyre  nuk pronon të jet pjesë e skenareve dhe lojërave politike që disa subjekte i bëjnë për përfitime të caktuara.
Sidoqoftë, anëtarësia e PDSH-së duket se në një qetësi të madhe presin që së shpejti do të bëhen publike edhe qëndrimet e PDSH-së.