Ali Ahmeti më në fund e pranoi me gojën e vet, se veprimet në dukje të çakorduara të tij, në fakt janë veprime politike që vijnë si pasojë e personalitetit të çakorduar të vetë z.Ahmeti. Ali Ahmeti më në fund e pranoi se gjatë gjithë këtyre viteve, ka vepruar vetëm me zemër.
Nga dita e sotme, Ahmeti ka ndryshuar, zemra i është thyer dhe ai ka vendosur të veprojë vetëm me kokë. Nga deklarata e sotme e z.Ahmeti, kuptuam se zemra e tij i përkiste vetëm Gruevskit.
Ndarja me partnerin e tij, ka thyer zemrën e z. Ahmeti, i cili për herë të parë në jetë do të provojë të vërë në përdorim kokën. Zemërthyeri Ali Ahmeti, sot vetë e pranoi, se politikën antishqiptare që ka bërë që nga viti 2002 e deri tani, e ka bërë me gjithë zemër. Prej sot e tutje Ali Ahmeti rinis një faqe të re të politikëbërjes, duke vepruar vetëm me kokë. Por ne nga kjo deklaratë e tij, kuptuam atë për të cilën dyshonim kaq vite. Koka e tij, e dërgoi sot të lëpijë atë që ka pështyrë deri tani, madje edhe t’I dorëzohet pa asnjë kusht një tjetër njeriu pa kokë, presidentit Ivanov.
Jo vetëm që iu dorëzua, por ia dorëzoi Ivanovit të gjitha çelësat, madje edhe u çarmatos i tëri përpara tij. Bombën e “fuqishme” që sipas tij BDI e kishte në dorë, ia dha Ivanovit që ta plasë ku të mundet, e të jeni të sigurtë se Ivanovi bombën e Aliut, do ta plasë kundër shqiptarëve. Ali Ahmeti pranoi humbjen!
Ky është lajmi i ditës. Lajmet e tjera janë fare të parëndësishme. Partitë e reja, LR PSHD-RDK dhe BESA-RDK2, nuk paraqesin lajm. Ata shërbejnë vetëm si dekor, një dekor që duket si ato nuset e reja që mezi presin t’I ftojë dikush në dasëm, e menjëherë pispillosen e ngjyhen, e me shumë naze vijnë e hedhin valle për inat të njëra tjetrës, ashtu siç e kërkon dasmabashi që i ka ftuar. Mjerim për shqiptarët e shkretë, kush presin t’i udhëheqë./Ditari.mk/
No comments: