DEMANT :
Në lidhje me deklaratën e dhënë nga ana e z-tri Vlado Dimovski-ish arsimtar në shkollën fillore Alija Avdoviq – Batincë në disa portale, revista dhe shtëpi televizive e pash të rrugës që ta demantojë në deklaratat e tij të pavërteta.
1.Ai është qytetarë i lirë dhe pas orarit mësimor mund të bëjë çka të don por shpesh herë ndodhte që të mungonte në mësim për aktivitete që i ka pasur jashtë shkollës.
2.I lartëpërmenduri z-tëri në shkollën tonë ka qenë i punësuar si arsimtar i gjuhës maqedone në kohë të caktuar.Ishte i angazhuar në shkollën peruferike f.Crn Vrv dhe f.Draçevicë. Për shkak të zvogëlimit drastik të numrit të nxënësve në dy vendbanimet e lartëpërmendura me lejen e Ministrisë për arsim dhe shkencë dhe Komunës tonë erdhi deri te kombinimi i paraleleve dhe me të u zvogëlua fondi i orëve nga lënda e gjuhës maqedone.
Meqenëse ish arsimtari Vlado Dimovski ishte i punësuar me kohë të caktuar dhe urdhri i MASH që të mos transformojmë të punësuarit të cilëve sipas analizave të bëra zvogëlohen orët mësimore Këshilli drejtues i shkollës solli vendim për largimin e tij dhe me kohë ka qenë i informuar.
3.Në shkollën tonë nuk ka depërtuar politika dhe i tërë kontributi jonë shkon në drejtim të një proçesi edukativo-arsimor të mirëfilltë.
Ne jemi nji godinë arsimore me 127 të punësuar ku mësimi zhvillohet në katër gjuhë edhe ate:Shqip, maqedonishtë, turqishtë dhe boshnjakishtë. Marrëdhëniet ndërnjerzore ndërmjet të punësuarve janë të shkëlqyera.
Funksionojmë si nji familje multietnike dhe jemi shembull në Republikën e Maqedonisë.
4.Sipas dekleratës ës tij del se kinse kemi përjashtuar nga puna edhe 3/tre/ arsimtarë maqedonë ku nuk është e vërtet sepse ata tre arsimtarë janë shpall tepric para 7 /shtatë/ viteve për shkak se shkollat periferike Cvetovë dhe Ellovë mësimin e realizojnë në gjuhën turke.
Për këta teprica çdo vit kemi njoftuar tre komunat siç janë Kisella Vodën, Sopishten, Zelenikovën dhe sindikatën që ku të kenë nevojë për kësij lloj kuadri ti rimarin.Nuk janë të shkarkuar nga puna, ata vijnë çdo ditë në punë dhe marrin të ardhurat që ju takojnë.
5. Në Këshillin drejtues të shkollës kemi dy anëtarë të cilët japin mësim në paralelet që e përcjellin mësimin në gjuhën maqedone.
6.Sipas një ankete të bërë me klasat e teta dhe të nënta doli në sheshë ajo se z-trija në fjalë gjatë gjithë orëve mësimore ka përdorur celularin-fejsbukun.
6.Kam përcjellë disa orë mësimore nga lënda e gjuhës maqedone dhe kam konkluduar se nxënësit nuk i njofin shkronjat e gjuhës maqedone e ku më të shkruajnë e lexojnë. Shpesh herë kam pasur ankesa edhe nga prindërit për mosinteresimin total të ish arsimtarit.
7.Nuk kemi nevojë ne qytetarët e kësaaj ane të këshillohemi prej një personi i cili gjatë viteve / të fundit ka dëmtuar arsimin e fëmijëve tonë.
Drejtori – Qenan Imeri
No comments: