Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Republika Islamike Popullore e Iranit më 10 shkurt festoi Ditën e Republikës me rastin e 38 vjetorit të fitores së revolucionit islamik. Dita kombëtare e Iranit ka mbledhur në një pritje të veçantë, diplomatë, politikanë, ambasadorë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shkup.Për dallim nga përvejtori i vitit të kaluar në të cilën prezantoi edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë me një delegacion prej shtatë vetëve (!) në krye me Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën, këtë vit në këtë ceremoni nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i BFI-së, asnjë organ apo udhëheqës institucioni. Të gjithë këta organe e institucione, në ditën e përvjetorit të revulicionit islamik iranian, kishin një punë më të mençur! Të gjithë kishin vendosur ti përgjigjen ftesës së Mulla Sulës që, po në atë ditë, më 10 shkurt, të marin pjesë dhe të vizatohen rreth sofrës së darkës, në KONAKUN e Mulla Sulës, e cila po shtrohej për ditëlindjen e tij. Ditë shumë e rëndësihme kjo për Mulla Sulën dhe për organet e BFI-së, sepse po e festohej 70 vjetorin e lindjes së Mulla Sulës. Asnjë nga drejtuesit e organeve dhe të institucioneve të BFI-së, por as vetë Sulejman Rexhepi, nuk kishin dashur që ta organizojnë ditën dhe, të merrnin pjesë edhe në pritjen e ambasadës iraniane me rastin e përvjetorit të revolucionit islamik, dhe më pastaj, të shkonin edhe në ceremoninë private të Mulla Sulës. Por, sofra e Sulejman Rexhepit, ku shkoqet mishi si prea e ujqërve të uritur, është më joshëse se sa kokteji i rastit në të cilën spontanisht realizohen takimet bilaterale, arrihen marrëveshje që në shikim të parë duken si dytësore por që mund të jenë shumë jetike, këmbehen lavdërata për suksese të arritura apo për organizime të denja përkatëse. Hë pra, për çfarë suksesi të lavdërohet BFI-ja, për çfarë organizimesh të lavdërohet Mulla Sula, për çfarë të arriturash ti rrahet shpina?! Prandaj, më mirë rreth sofrës së Mulla Sulës se sa në tryezën diplomatike, më mirë në Konakun e Mulla Sulës ku shpërthejnë vetëlavdërimet dhe vetëkënaqësitë e ndërsjella, se sa para diplomatëve, politikanëve, drejtusve të ndryshëm.
Po sikur të pyetet Mulla Sula se çka po u bën mbi 300 mij eurove të mbledhur për banorët fatkeqë të Hasanbegut, si të përgjigjet?! Se po i shkoqim në sofrën e Konakut, natë për natë, ditë për ditë, me sahanlëpirësit dhe puthadorët e BFI-së? Situatë e palakmueshme. Vetëizolimi i Mulla Sulës duket më i këndshëm, por për Institucionin e BFI-së është katastrofal!/sotinfo/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top