Studentat e FSHI-së: Nuk kemi kushte për studime në këto kohë të ftohta
Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame ndjehen mjaft të revoltuar për mos pasje të kushteve të mirëfillta për studime në këto kohë të ftohta dimri. Siç mësojm nga burime të sigurta se studentët kanë shprehur shqetësim të madh se si është e mundur që në këto kohëra të mos ketë kushte të volitshme për të ndjekur studimet kur gjithmon popullata muslimane me kujdes të veçant kanë ndihmuar materialisht dhe financiarisht këtë institucion arsimor. '' Ne jemi të zhgënjyer për mos pasje kushte elementare dhe mungesën e nxjemjeve të fakultetit, andaj si është e mundur që të mos ketë nxemje kur dihet se populli gjithmon i ndihmon isntitucionet arsimore dhe shkollat fetare. Si është e mundur në këto kohëra të kemi probleme me nxemje, kjo mund të ndodh vetëm në këtë fakultet.'' Studentët vazhdojnë edhe më tej duke treguar brengën e tyre se: ''Sulejman Rexhepi vetëm vjen e fotografohet në këtë fakultet kinse bënë aktivitete dhe paratë e popullit muslimanë i harxhon për çështje indviduale dhe klanore, dhe më tragjikja se ai bënë qejfe kafeneve. Ende nuk e kemi të qartë se si stafi akademik i fakultetit lejojnë që të keqpërdoren mjetet finaciare kur populli jep sadaka e fitra për ne.''

No comments: