Sa skepticizëm aq edhe optimizëm mbi një koalicion të mundshëm të VMRO-BDI-së për formimin e qeverisë.
Mirëpo nënkryetari i Lëvizjes BESA, dhe njëherit deputetë, Zeqirija Ibrahimi në një deklaratë eksluzive për portalin Almakos, vlerëson se tani më opinioni po bëhet gati që çifti VMRO-BDI t’ia ofrojë gjellën e radhës, gjithnjë duke shpresuar se shqiptarët përsëri do ta hanë një gatim të tillë.

“Ne e kemi thënë edhe në të kaluarën se për neve koalicioni me VMRO-në e këtij lidershipi është e barabartë me një tradhti kombëtare. Prandaj parimi “fituesi me fituesin, në emër të të cilit BDI po e bën tradhtinë e radhës, është niveli më i ulët i politikëbërjes, sepse ashtu i bie që, nëse nesër një parti fashiste maqedonase i fiton zgjedhjet, ne edhe me atë duhet të bëjmë qeveri. Ne duhet t’u përmbahemi parimeve për çka jemi zotuar dhe ta mbrojmë interesin tonë politik e kombëtar, ndërsa kjo nuk bëhet duke bashkëpunuar edhe me ata që kanë CV mjaft të pasur antishqiptare. Nëse ndodhë kjo, për çka tashmë po zihet, kjo do të jetë “Një stinë e mërzitshme në Maqedoni”. Por, do të jetë edhe një sinjal se BDI nuk merr mësim nga elektorati – ajo do të duhet të zhbëhet krejt. Që besoj se në zgjedhjet e ardhshme do t’ia këndojmë këngën e fundit”, deklaroi për Almakos, Zeqirija Ibrahimi.

Ndryshe portali Almakos nga burime partiake brenda BDI-së, mëson se lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti do të mban press konferencë mbi zhvillimet e fundit, me ç‘rast nuk përjashtohet mundësia që të kumtojë marrëveshjen e koalicionit me VMRO-në.
Kujtojmë se kanë ngelur vetëm edhe 3 ditë nga skadimi i mandatit të kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë.
No comments: