Më 9 janar presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov di t’ia jap mandatin partisë fituese të zgjedhjeve për të krijuar qeverinë e re, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në këto rrethana partitë shqiptare janë para një dileme, të shkojnë me VMRO-në, e njohur is parti ultra nacionaliste apo me LSDM-në e transformuar majtiste. Se cili është më i mirë, këtë rrëfim e morëm nga vetë liderëtë e këtyre dy partive, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.
Nikolla tha se, në kohën e LSDM-së, shqiptarët janë vrarë, ndërsa Zorani përmendi rastet e montuara ndaj shqiptarëve, Monstra, Kumanova… etj.
Por në faktë, cili është më mirë përshtatshëm prej tyre për shqiptarët e Maqedonisë?
Analisti i njohur, Nexhmendin Spahiu thotë për agjencinë e lajmeve INA se, dy partitë maqedonase anë ndryshuar rrënjësisht me ndryshimin e lidershipit të tyre.
“VMRO me shkuarjen e Georgievskit dhe ardhjen e Grujevskit, nga parti probullgare është bërë proserbe, kurse LSDM me ardhjen e Zoran Zaevit, ka bërë kthesën e kundërt. Kjo e shpjegon edhe qëndrimin e tyre ndaj shiptarëve pasi bullgarët janë aleatë tradicionalë të shqiptarëve. Bullgaria është vendi i parë ortodoks që ka njohur Kosovën. Kjo tregon për qëndrimin bullgar”, thekson ai.
Spahiu drejton akuza të ashpra në adresë të partive shqiptare, duke i cilësuar si të shitura dhe vasale ndaj partive maqedonase.
A do të ndrroj ky kurs, varet nga platforma e përbashkët politike e cila po negocioet nën patronazhin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Partitë politike shqiptare në Maqedoni, pritet që gjatë vikendit të harmonizojnë platformat e tyre politike, për të dalë më të fuqishëm karshi faktorit maqedonas.
Si duket është momenti i fundit që shqiptarët të marrin hisen që u takon, apo ta implementojnës planin e ashtuquajtur “B”, federalizimin apo ridefinimin e Maqedonisë. (ina-online.net)
No comments: