Fëmijët e Tophanës përkujtojnë xhaminë Molla Sulës
Fëmijët e lagjës së Tophanës shfrytëzpjnë dëborën të ndërtojn një xhami, por gjithashtu përkujtojnë Sulejman Rexhepin se xhamia në Tophanë u harrua dhe nuk duket asgjë përpos disa materialeve të hekurta që nuk ngjasojnë nëgurthemel xhamie. Përmes këtij objekti Sulejman Rexhepi i BFI-së vetëm që i mashtroi qytetarët e kësaj lagjeje dhe asgjë më tepër. ''Për gati dy vite akoma askund nuk është kjo xhami për të cilën hodhi gurthemel Bashkësia Islame, andaj fëmijët përkujtuan xhaminë përmes kësaj vepre nga dëbora''- tha një qytetar i lagjës së Tophanës që i shoqëronte fëmijët e tij përderisa bënin xhaminë. Se kur do të ndërtohet kjo xhami apo do të hudhet gurthemel tjetër do të shohim në zgjedhjet e ardhshme qoft komunale apo të parakohshme parlamentare!
No comments: