Gra dhe fëmijë të mitur, megjithatë edhe burra më të moshuar këtyre ditëve përsëri mund që të vërehen se si lypin, më shumë në pjesët qëndrore në Tetovë dhe në Gostivar, por edhe para objekteve fetare dhe në tregje, transmeton TetovaSot.
Disa prej tyre jo rrallë herë futen edhe në objektet tjera publike dhe kërkojnë para nga mysafirët ose të punësuarit, me arsyetimin se i duhen për shërim ose që të blejnë ushqime.
Sektori për punë të brendshme në Tetovë edhe njëherë përkujton se ky fenomen devijues shoqëror është në kundërshtim me ligjin kundër prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe për këtë lloj shkelje ligjore është parapa gjobë prej 15 deri në 50 euro.
Prindërit, të cilët para se t`i përfshijnë fëmijët e tyre për të lypur ose në cilën do mënyrë t`i lëshojnë dhe ta heqin brengën për to, do të përballen me përgjegjësi penale, dhe për të cilën është parapa edhe dënim me burg. Kjo nëse më shumë fëmijë lihen në hapësira publike, trotuare, karrige dhe vende tjera, të veshur jo mirë ose të uritur, shpesh herë edhe në temperatura ekstrem të ulëta dhe të larta.
Fenomeni i këtillë në Pollog sidomos shpeshtohet në periudhën para zgjedhjeve, me arsyetimin se disa prej atyre që lypin, më vonë do të takohen dhe kryejnë vjedhje, mashtrime dhe aktivitete kriminale.
No comments: