Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, ka radhitur Maqedoninw në vendin e 67-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi, njofton agjencia e lajmeve INA.
“PISA”, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim ka bërë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.
Banorët e Maqedonisë gjenden në 5 vendet e fundit të shteteve që lexojnë më së paku në botë, thuajse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicientë të dobët.
Vetëm banorët e Kosovës, Algjerisë dhe Republikës Dominikane janë më keq në ranglistën botërore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik PISA, kurse Shqipëria është më e suksesshme në këtë drejtim.
Sidoqoftë, për ekspertët e arsimit në Maqedoni, ky vlerësim ndërkombëtar që i është bërë nivelit të arsimit në Kosovë, tregon se Maqedonia nuk ka mundësi të ketë një perspektivë të mirë.
Ata thonë se rezultatet e testit “Pisa”, tregojnë se sistemi i arsimit është në krizë.
Edhe në të kaluarën, në hulumtimet e bëra për çështjen e arsimit në Maqedoni nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, ishte vlerësuar se cilësia e arsimit në Maqedoni nuk ishte në nivelin e duhur.
Këta mekanizma kishin kërkuar vazhdimisht nga autoritetet kompetente që të bëjnë një studim mbi gjendjen e arsimit në vend dhe të dihet se ku qëndron mirë ky sektor dhe ku qëndron keq dhe pastaj të bëhen ndryshimet. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top