Keqpërdorimi i fëmijëve nga ana e BDI-së dhe Ali Ahmetit nëpër tubime parazgjedhore nuk ndalet edhe përkundër thirrjeve të organizatave joqeveritare dhe atyre ndërkombëtare për të mos keqpërdorur fëmijët në tubime parazgjedhore.
Pas tubimeve të njëpasnjëshme ku kishte disa fëmijë që e prisnin Ahmetin, kulmi është arritur sonte në Tearcë ku në sallë, duken një grup më i madh i fëmijëve të veshur me rekuizite partiake duke argëtuar me këngë, mes të cilave edhe himnin e partisë, dhe vallëzime krerët më të lartë dhe kandidatët e BDI-së për deputetë. Ata dirigjohen edhe nga dy këngëtarë të cilët i shtyjnë fëmijët ti afrohen dhe me këngë ta presin Ahmetin gjatë hyrjes së tij në sallë. Në fund të shfaqjes një fëmijës i jepet mikrofoni që ta këndojë himnin e BDI-së për këtë fushatë.
Fëmijët shihen edhe në shumë vende në sallën në të cilën mbahet tubimi. Ditë më parë edhe ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” rikujtoi se përdorimi i fëmijëve në fushatë ndalohet me konventa ndërkombëtare, ndërsa OJQ-të vendore thanë se kjo ndalohet edhe me kodin zgjedhorë dhe kodin penal të RM-së.
https://www.dailymotion.com/video/x54dw30_femijet-ne-fushate_news
No comments: