I nderuar Hazbi Lika, ju lumtë për gjestin tuaj të logjikshëm e të arsyeshëm që nuk pranuat të konkuroni si deputet në listën e kësaj partia të korruptuar. Je i vetmi funksionar i lartë i kësaj partie që keni ruajtur autoritetin tuaj personal, luftarak, politik e kombëtar. Nëse dikush ka mundur të jetë më i korruptuar e më i skandalizuar në partinë tuaj të BDI-së është dashur të jeni ju, po morali juaj i pastër, fytyra juaj e ndërgjegjshme dhe ideali juaj kombëtar nuk ta lejonte këtë. Prandaj keni mbetur ndër më të autoritetshmit në këtë parti. Ty bashkë me Ali Ahmetin keni qenë dhe besoj se ende jeni të parët e BDI-së, keni patur privilegje të jashtëzakonshme skandaloze e korruptive, por u ruajte e kurrë nuk bëre veprime të shëmtuara, të pakëndshme e të turpshme sikurse bashkëpunëtorët e tu partiak. Prandaj, rrefuzimi, mos pranimi i juaj si deputet i kësaj partie tregon shumë, është sinjal i keq, është një protestë e heshtur, e urtë ndaj kryetarit tuaj Ali Ahmetit, ndaj kryesisë qendrore të kësaj partie, ndaj votuesve dhe ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni, për të na treguar e bërë me dije se diç nuk është në rregull me partinë tuaj të BDI-së.
Me respekt!
P.S.
Po si s’ju vjen turp juve të BDI-së që konkuroni për deputetë në zonën 6-të, keni dalë para ikonës së kësaj partie Hazbi Lika, ndoshta lakmia për para e interes. S’ka gjë prej jush.
12 nëntor 2016
No comments: