Artan Grubi, bartës i listës së BDI-së në njësinë e parë zgjedhore, e justifikoi vendimin e liderit të BDI-së që ta kandidojë pikërisht atë, edhe përkundër kundërshtimeve të ashpra nga baza. Pas skandaleve të njëpasnjëshme, më i njohuri prej të cilëve është sellfija me Sharllon që Grubi u mundua ta “shesë” si sellfije me arritjen më të madhe të BDI-së, vendosjen e Nexhat Agollit në kuadër të projektit kontravers Shkupi 2014, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së bëri gafën e radhës. Pas gjuajtjes me gurë të Ali Ahmetit dje në Kumanovë, Artan Grubi nxitoi të justifikojë besimin që shefi i tij ka për të dhe komentoi se Kumanova e priti Ahmetin si birin e saj.
Grubit i është dukur pritja me gurë, njësoj si Sharllo që ju duk Nexhat Agolli. Por të gjithë shqiptarët e panë mirë sesi e priti Kumanova Liderin e BDI-së. Makinat e dëmtuara tregojnë qartë “dashurinë” që kanë kumanovarët ndaj partisë shqiptare që thirret në emër të gjakut të fëmijëve të tyre. Por çfarë mund të presësh nga një njeri, merita e vetme e të cilit për të qenë në listën e BDI-së, është se vesh “pantullona të kuqe”, dhe këtë e bëri shumë të qartë vetë shefi i Grubit, Ali Ahmeti./Ditari.mk/
No comments: