Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sot në Ohër jemi duke biseduar me qytetarët për Planin tonë për jetë në Maqedoni, plani i cili garanton, siguron të rninje për të gjetur punë dhe për të krijuar familjen e vet në Maqedoni. Këtu të gjejnë shansin e tyre për sukses.
Të gjtihë qytetarë të Ohrit po tregojnë se ky është problem numër një, qyteti zbrazet, të rinjtë e braktisin sepse këtu nuk e shohin shansin për jetë tëdenjë as për punë. Ky problem është prioriti i parë i Planit tonë për jetë.
Për këtë arsye, në Planin për jetë parashikojmë 140 milionë euro të drejtuar te kompanitë e vendit për të krijuar vende të reja pune dhe paga më të larta. Shtesë, për të gjithë ndërmarrjet vendore, të vogla e të mesme, do të sigurojmë kredi nga 15.000 euro me kamatë prej 1% për tu zhvilluar dhe për të hapur vende të reja pune dhe për të ofruar kushte të mira të punës për të gjithë të punësuarit e tyre.
Të rinjve të Maqedonisë u mundësojmë shans për të nisur biznes personal, pëpr të qenë pronarë dhe ta shfrytëzojnë atë shans përmes 10.000 euro të pakthyeshme të parashikuar për çdo ide të mirë.
Biznesët e vet në disa vitet e para munden ti fillojnë në qendrat start up në disa qytete të Maqedonsë duke mos paguar për hapësirë afariste, komunalie dhe shërbimet e tjera që do të marrin në ato qendrat.
Në atë mënyrë sigurojmë më shumë mundësi, vende të reja pune për të rinjtë në Maqedoni dhe zhvillim të jetës në atdheun.
Ne dolëm para publikut të Maqedonisë me një Plan për jetë në Maqedoni. Më 11 dhjetor do ta bëjmë hapin e parë.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top