Platforma e Nismës për reformim të BFI-së është një strategji e cila duhet të përkrahet prej të gjithë myslimanëve dhe, më së shumti, prej myftinive si organe përgjegjëse për jetën fetare islame ku veprojnë. Të gjithë ata që mendojnë se janë të thirrur të zhvillojnë jetën fetare institucionale, duhet të pajtohen me të vërtetën se BFI-së i duhen reforma të thella
Shkruan: Ruzhdi Pollozhani
Na ishte dikur një Bashkësi Islame e Maqedonisë! Kështu disi do të fillonte një përallë e bukur mbi një institucion fetar, në rastin konkret, për BFI-në! BFI-ja sot ka ngelur vetëm si nocion juridik fiktiv, kurse si Institucion ka degraduar deri në kalavesh rrushi kokrrat e së cilës po i ha një nga një Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, uzurpatori i këtij Institucioni.
Mulla Sula këmbëgnul se është “engjëlli mbrojtës” i këtij Institucioni, kurse, faktet flasin ndryshe! Në mandatin e parë e ropi, kurse në mandatin e dytë preku në asht, prandaj reagimet e popullit ishin aq të mëdha sa e dëbuan me bisht nën shalë! Fill pas luftës së 2001-shit, një grup entuziashtësh të çiltër, të ndershëm e të moralshëm, në krye me Menduh Thaçin do ta rikthejnë në pozitë sepse morën premtimin prej tij se do të angazhohet në ngritjen e një Bashkësie Islame model për rajonin. Po këta entuziastë, kur do të pjeken me burrëri racionale, do të kuptojnë se janë duke i shkuar pas një kryebanditi dhe një kryehajni të pashoq, i cili tashmë popullit mysliman po ua bluante edhe ashtin. I thanë “stop” duke u ngujuar në zyren e ish-skretarit më të sukseshëm në historinë e BFI-së, H. Afrim ef. Tahirit. Nga aty nuk dolën plotë trembëdhjetë ditë, nga aty e sensibilizuan tërë opinionin e gjërë të vendit dhe më largë se, në BFI, nuk po shkonin punët siç duhet, sepse BFI tashmë ishte shndërruar në çiflig të Mulla Sulës, se BFI-ja po rrezikonte të shndërrohej në bastion të njerëzve që po manipulonin në emër të fesë. Që nga ky moment do të nisë lakuriqësimi i BFI-së dhe i Mulla Sulës.
Një skanim sipërfaqsor i BFI-së do të nxirrte në shesh një “objekt” të pushtuar nga Mulla Sula në të cilin ka instaluar makinerinë e gënjershtrës, të shpifjes dhe të strategjive nga më antihumanet; në të cilën ka instaluar qëndrimet e veta diktatoriale, duke kërkuar prej të gjithëve që të punojë për të dhe vetëm për të. Të gjithë të punësuarit që sillen rreth tij si miza e kalit janë të detyruar që të heqin dorë prej profesioneve të tyre, prej angazhimeve islame, prej kontributeve kombëtare, madje edhe prej hajnisë, prej tradhëtisë, prej spiunazhit, prej politikës, prej kulturës, prej informimit – sepse, të gjitha këto profesione dhe atribute duhet t’ i përkasin ekskluzivisht Mulla Sulës, “gospodarit” të tyre. Prandaj, sot Mulla Sulën e hasim edhe si personazh i lajmeve btërore, si dukuri që trajtohet nëpër lajmet botërore. CNN-i e ka krahasuar me Al Bagdadin e ISIS-it. Faktorët kombëtar me relevancë e kanë quajtur kryekriminel e kryebandit, ish-bashkëpunëtorët e tij e kanë paditur si hajn dhe shkatërrues i pronave të BFI-së.
Si i kundërviet këtij realiteti Mulla Sula? Në fillim BFI-në e ka shndërruar në një institucion të kotë, i ka degraduar të gjitha sektoret dhe organet e më parshme të BFI-së. Ka zgjedhur për myftinj njerëz pa personalitete, njerëz karrieristë, njerëz që janë shumë të vetëdijshëm se një ditë do të jenë targeti i parë për reformat që e presin BFI-në. Prandaj, logjika ju thotë “më mirë ta mbajmë Sulën, sepse ky na trajton si myftinj”! Sula i trajton që të gjithë si aletë, si mashë përmes të cilëve i realizon interesat e veta të poshtra pa i njollosur duart. Kjo e kënaq Mulla Sulën, prandaj edhe është në gjendje t’i mburrë këta kukulla duke e njollosur deri në nënçmim total institucionin myfti . Me këtë sjellje të këtyre myftinjve diletantë që rrahin gjoks se janë institucion si myftinia e Stambollit, Ankarasë, Medines… në fakt veçsa i zgjatet ymri Mulla Sulës deri në zhvatje totale të BFI-së. Sot për sot askush nuk punon për BFI-në. Sot për sot BFI-ja është shndërruar në një shënjestër që shënjohet nga mijëra kritika në ditë. Mulla Sula, sot për sot, edhe pse e mbanë të uzurpuar postin e reisit, është njeriu më i padëshiruar, njeriu të cilit i ruhen dhe fare nuk i rrëfehen, si miku mikut! E vetmja shpresë e Mulla Sulës ka ngelur BDI-ja (edhe atë krahu kriminel dhe jo ai luftarak), partia politike e cila së shpejti duhet të këndellet dhe t’ia tregojë vendin Mulla Sulës, që GPS moral do t’ia shenjonte vendin në oborrin e shtëpizës së zagarëve të tij.
E vetmja shpresë e rimëkëmbjes, e rikthimit të dinjitetit të këtij Institucioni, e profesionalizimit të tij, e faktorizmit të tij, e vlerësimit të tij si Shtëpi e vlerave morale dhe fetare të myslimanëve të vendit, ka ngelur Nisma për Reforma të BFI-së, e cila, ka zgjedhur strategjinë e veprimit qetë, ngadal dhe në mënyrë shumë të matur. Mulla Sula kërkon involvimin e Nismës deri në shkatërrim total të BFI-së me qëllim që të fshihen gjurmët e kriminalitetit, të korrupsionit dhe të hajnisë së tij. Nisma nuk do t’ia bëjë këtë nderë, por, do të veprojë përmes Platformës së vet të cilën tashmë e ka bërë pubike, për të cilën kanë marrur një lumë lavdëratash e lutjesh që ta zbatojnë sa më parë.
Platforma e Nismës për reformim të BFI-së është një strategji e cila duhet të përkrahet prej të gjithë myslimanëve dhe, më së shumti, prej myftinive si organe përgjegjëse për jetën fetare islame ku veprojnë. Të gjithë ata që mendojnë se janë të thirrur të zhvillojnë jetën fetare institucionale, duhet të pajtohen me të vërtetën se BFI-së i duhen reforma të thella, reforma që do t’ i japin hov jetës fetare islame në vend, reforma që do ta rikthejnë autoritetin e BFI-së si Institucion me peshë e me relevancë.
BFI-ja kurrë nuk ka qenë më e bllokuar dhe më e injoruar. Faktorët e paktë që e vizitojnë apo që thërrasin nëpër evenimente të ndryshme, nuk e bëjnë këtë për meritë apo dashamirësi ndaj Mulla Sulës, por, thjesht, e bëjnë në shenjë respekti ndaj Institucionit të BFI-së, mbi të gjitha, edhe në shenjë keqardhje dhe mëshire për BFI-në ku ka degraduar. Nëse BFI-ja nuk përmirësohet sa më parë, atëherë ky Institucion do të izolohet tërësisht dhe do të hiqet dorë prej saj. Ky pozicion fatal më së shumti do t i konvenonte Mulla Sulës! Po të tjerëve që shtiren se po respektojnë “reisin” e tyre? Në fakt, ata, veçsa po bëhen thërmiza të cilat do të kapen nga fshesa e reformave të thella. I uruar e i bekuar do të jetë ai që do të bëhet shkaktar i këtyre reformave në BFI. Të tillët nuk kanë nevojë për urata dhe bekime të Mulla Sulës që ia rezervon me ashk e me xhan Nikolla Gruevskit, por për uratat e popullit nga kafshata e të cilëve jeton ky Institucion dhe zhvillohet jeta fetare islame në vend.
No comments: