Gjykata themelore Shkupi 1 ka konfirmuar se ka patur rrahje në mes të dy punëtorëve gjyqësorë, që i ka paraprirë një zënkë verbale dhe kërcënime për jetë, ndaj njërit nga të përfshirët.
I sulmuari, i ka informuar përgjegjësit e gjykatës, por edhe policinë. Kështu thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, për incidentin e mbrëmshëm.
Përndryshe, dy shërbyes të gjykatës janë rrahur dje në njërën nga zyrat e Gjykatës Themelore Shkupi 1, me ç’rast ka ndërhyrë personeli gjyqësorë dhe policia e SBP-së të Shkupit.
Paraprakisht, 15 gjykatës janë ankuar ndaj gjykatësit Vlladimir Pançevski, duke e akuzuar se e shfrytëzon faqen e internetit të gjykatës, për keqkuptime personale më gjykatësin tjetër, Ivan Xholev. Këta gjykatës kanë kërkuar që të ndërmerren masa ndaj sjelljes së Pançevskit.
No comments: