QENAN ALIU
Miq të dashur, Bdi-ja e ngushtuar nga mospasja e argumenteve se pse ata nuk bënë më shumë për përdorimin e gjuhës shqipe, tani u është kujtuar se do të formojnë Institut për mbykqyrjen e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe . Ju lutem, shtrohet pyetja kush i paska penguar për ta themeluar këtë farë instituti këtë decenie të kaluar ? Kjo tani ,ashiqare duket propagandë për lajthitje të votuesëve. Jo që kjo nuk është e mundur , por bile edhe deri më tani këtë nuk e ka ndaluar ndonjë ligj për ta themeluar, por kuptohet për këtë duhet edhe vullnet politik i ortakëve në qeveri. Ju lutem, kushudi se çfar Instituti të themeloni, instituti nuk ta bënë gjuhën shqipe zyrtare, instituti dhe resusrset njerëzore kadrovike në te do të kujdeseshin për standardin e përdorimit të gjuhës (letrare )shqipe në aktet zyrtare. Po jua kujtojë se në Maqedoni nga viti 1998 ka ligj të miratuar për Përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedone . Ky ligj për këtë gjuhë parasheh KËSHILL për mbykqyrjen e përdorimit letrarë të kësaj gjuhe si gjuhë zyrtare. Ky këshill përbëhet nga kuadro profesionist të cilat i emëron qeveria ndërsa propozohen nga ministria e kulturës dhe më duket se edhe nga ministria e arsimit dhe shkencës. Pse këta deputet nuk propozuan kësisoj KËSHILLI në nivel republikan që do ta emëronte qeveria në bazë të një procedure ligjore, për MBYKQYRJEN e përdorimit të GJUHËS SHQIPE (letrare) në aktet zyrtare ? Ne kemi shkruajtur për shumë çështje nga disa herë, por këta deputet mendojnë se janë të gjithditshëm dhe për çudi bëhen më të mençur në fuhatat zgjedhore. Por përsëri ata aq dinë të mjerët, por tani ju kujtohen gjërat, më parë nuk kanë përfillur asnjë sugjerim publik, por fatkeqësisht vetëm tani bëhen të mençur por për të mashtruar. Ndërkaq, mashtrimi nuk është mençuri ajo është shkathtësi ! Gjuha është pasuri shpirtërore për çdo komb .
No comments: