Sjellja e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në këto zgjedhje, sa i përket temave fetare, po provokon ndjenjat e shumë qytetarëve. Herë e respekton ezanin, herë e krahason partinë e tij me zotra të mitologjisë greke, gjë që është në kundërshtim me partimet e fesë islame dhe feve tjera që besojnë në një zot.
Për këtë arsye, jo pak simpatizues të BDI-së, që po marrin pjesë në manifestime, kanë filluar të krahasojnë këtë sjellje të Ahmetit me atë nga humori i njohur mes Lecit dhe Cimës. Bëhet fjalë për Mark Muharremin, i cili kishën se deshti, xhamisë nuk ja diti rendin, ku në hamam athua do ta gjejë vendin (më 11 dhjetor)?!
(Autogoli është rubrikë e Lajmit për humor dhe satirë politike)
No comments: