Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës. Në seancën e fundit të javës së kaluar u bë prezantimi i dëshmive materiale, gjegjësisht provave materiale të grumbulluara nga ana e MPB-së.
Dëshmitë janë prezentuar në formës të shkruar, edhe pse raportohet se për të njejtat ekzistojnë edhe fotografi dhe video inçizime. Të akuzuarit kanë kërkuar që të publikohen edhe fotografitë dhe inçizimet eventuale. Kërkesa e të akuzuarve për prezantimin e dëshmive përmes fotografive ka shtyrë që seanca të ndërpritet.
Gjatë kësaj seance asnjë nga të akuzuarit nuk është ankuar për ushtrim dhune ndaj tyre gjatë transportit nga burgu në gjykatë, me çka edhe janë vërejtur fytyra të reja të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të cilët kanë shoqëruar të akuzuarit në seancën gjyqësore.
Nga ana tjetër, të akuzuarit kanë kërkuar si dëshmitarë edhe kreun e BDi-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë. (INA)
No comments: