Sot pra është përbuzje e vetvetes t’i votosh këta të BDI-së, që e dënojnë shqiptarinë, por i shpërblejnë antishqiptarët
“Në 2002 ishte e turpshme të mos i votosh ata që u ‘mbuluan’ me emblemën e shenjtë të UÇK-së! Njësoj siç është sot e turpshme të votosh për ata që mundësuan të mos miratohet ligji që do i mbronte dëshmitarët e proceseve gjyqësore ku u dënuan shqiptarë të pafajshëm! Sot pra është përbuzje e vetvetes t’i votosh këta të BDI-së, që e dënojnë shqiptarinë, por i shpërblejnë antishqiptarët e racës së ‘nedelkovskëve’, duke i bërë ata anëtarë të dhjetëra këshillave qeveritar, ku paguhen edhe nga taksapaguesit shqiptarë! Dhe për ata që thonë se nuk është e turpshme të votosh për leninistët e BDI’së, në vend të shpjegimeve, po ua përcjell foto -arnimin që e shoqëron këtë postim! Dhe nëse këto pamje nuk ju ngjallin asgjë, nëse ato nuk ju çojnë të ndjeni dhembje, përbuzje e poshtërim, atëherë, pa ju akuzuar për asgjë, po ua them se ju edhe duhet ta përkrahni degën shqiptare të DPMNE’së – BDI’në!”, – shkruan Kim Mehmeti.
No comments: