Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Këto ditë lexova një shkrim rreth njeriut më kontravers që e ka shqiptaria anekënd dynjasë, Sulejman Rexhepit. Veç tjerash në atë shkrim thuhej se Mulla Sula kohëve të fundit ka shumë nevojë për “spektakle”, sepse i përjeton si oksigjen në zagushinë e korrupisonit, krimit dhe hajnisë ku është futur  

Shkruan Zeqie Veseli  
Këto ditë, nën patronatin e uzurpatorit të postit të Reisit, Mulla Sulës, në një nga sallat që shënon diskriminimin kulmor të shqiptarëve të Maqedonisë, në sallën e Teatrit të Vjetër Maqedonas, mbi pamjen e të cilit u barokëzua dhe krishterëzua tërë qendra e Shkupit, u organizua manifestimi kushtuar Hixhretit. Program tashmë i deplasuar, i cili dikur, i futur në kornizat e fillimeve të një kolektivi të ri më në krye sekretarin e BFI-së, H. Afrim ef. Tahirin që po mëtonte për ta profesionalizuar BFI-në në kohën kur e riktheu Mulla Sulën në krye të BFI-së, tash e sa vjet ngelë i pandryshueshëm. Kjo do me thënë se, satafi i sotëm është i paaftë për ta shtyer qoftë një hap tutje programin e sajuar tash e dhjetë vjet më parë nga ish-sekretari i BFI-së. Që atëherë janë vënë në shina disa rregulla që tashmë janë bërë tradicionale. Veç tjerash, u vendos që t’u shprehet mirënjohje publike hafizlerëve të rinj të dalur brenda një viti. Kurse, si mirënjohje më e lartë e BFI-së u vendos që të ndahet mirënjohja “Myfti Vehbi Dibra”, edhe atë t’ju jepet personaiteteve të veçantë. Me këtë mirënjohje, me vendim të Rijasetit janë dekoruar, bie fjala, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, Presidenti shqiptar, Sali Berisha, Kryetari i BI të Turqisë, Prof.dr. Mehmet Gormez, të gjithë kryetarët e bashkësive islame në Balkan, Kryetari i Komunitetit shqiptar, Selim Muça, kryetari i BIK, Naim Tërnava, ai i Kroacisë, Azis Hasanoviq, i Malit të Zi, Rifat Fejziç, i Bullgarisë Mustafa Haxhi, si fhe myftinjtë e Slovenisë, Greqisë, Rumanisë, Qipros, por edhe sekretari i BFI-së, Afrim ef. Tahirit. Të gjithë këta janë dekoruar, me motivacion të avansimit si dhe të zhvillimit të jetës fetare islame në shtetet përkatëse.
Që kur nisi shkelja e të gjitha akteve normative si dhe e vetë Kushtetutës së BFI-së, në këtë Institucion ka degraduar gjithçka e futur nën kthetrat e Sulejman Rexhepit. Si rrjedhojë ka degraduar edhe kjo mirënjohje! Kjo mirënjohje tashmë u jepet vetëm atyreve që i shkojnë për shtati Mulla Sulës, vetëm atyre që pranojnë t’ia rrahin shpinën Mulla Sulës, në stilin “hajt bacë t’u rritë mendja deri sa ta thyesh qafën”!
Nuk ekziston qoftë edhe vetëm një fjali e ndonjë procesverbali që do të dëshmonte se Mulla Sula ka mbajtur mbledhje të Rijasetit dhe se aty janë sjellë vendimet për dekorime me mirënjohje. Nuk ka rijaset, nuk ka Institucion të BFI-së, ka vetëm uzurpator, pushtues të jetës fetare islame në vend. Dhe ndodhi hataja! Nuk mbet mysliman në vend që nuk u shokua kur u thirr një emër nga Zymbyl aga, moderatori më injorant i BFI-së! U dekorua Gazda Ademi i zinxhirit të marketeve «Princi”! Motivin e di vetëm Mulla Sula, kurse, tërë popullata myslimane, sidomos ajo e Shkupit thurrë lloj-lloj rrëfimesh mbi gjenezën e pasurisë së këtij farë gazde; të gjithë të punësuarit flasin për një njeri të pashpirt ndërkohë që Mulla Sula e konsideron “mbret i humanitetit”! Nuk ka familje myslimane në Shkup që nuk ka derdhur mallkim mbi këtë gazdë, qoftë për dëbim të punëtorëve pa i paguar, qoftë për mbajtje të punëtorëve pa i siguruar, qoftë për shitje të mallit me afat të skaduar. Ademi i Princit përfolet shumë rënd për pasurinë e tij të paligjshme, Për të thuhet se është vegël e vërbër, është trampolinë e disa strukturave sekrete maqedonase për të shtuar pasurinë e tyre duke i vjelur shqiptarët. Dhe këtij personi Mulla Sula i ndanë po atë mirënjohje që ia dha Taip Erdoganit i cili në restaurimin e objekteve fetare islame në Maqedoni ka dhënë miliona euro; Gazda Ademit ia dha po atë mirënjohje që ia dha edhe Sali Berishës për kontributin e tij në rilindjen e fesë islame në Shqipëri. Gazda Ademi e gëzoftë këtë mirënjohje të Mulla Sulës, askush nuk e vë në diskutim faktin që e mori ai. Por ngelë mister qëllimi i Mulla Sulës për t’ia dhënë këtë mirënjohje edhe këtij farë gazde! Degradimi i dytë i kësaj mirënjohje bëhet me rastin e dekorimit të kryetarit me mandat të skaduar të Kuvendit të BFI-së, Haki Agushit. Nuk ka motivacion tjetër përveç faktin që këto tri-katër vjet i ka shërbyer verbërisht Mulla Sulës, duke pranuar që të bëhet edhe lëndë për prokurorinë e vendit. Haki Agushi për këto vite ka shkelur me dhjetra herë rregullore e akte normative të BFI-së, dhe për këtë ai është shumë i vetëdijshëm. Prandaj edhe habit fakti se si e pranoi këtë tallje të Mulla Sulës. Ndoshta nuk është tallje, mund të jetë vendim shpirtëror i Mulla Sulës për t’i dekoruar të gjithë ata që shkelin mbi ligjet e Institucionit të BFI-së por edhe mbi shpirtin e myslimanëve të vendit.
Respekt ndaj personave që nuk ia duan të mirën BFI-së Mulla Sula ka nisur t’ju shprehë që nga dita kur me shpirt e shqiptoi uratën «Allahu i Madhërishëm le ta bekojë Nikolla Gruevskin»! Pas kësaj urate të Mulla Sulës të gjitha mirënjohjet e tij janë akt cinik dhe tallje me vlerat e mirëfillta islame që u trashëguan nga nacionalistët dhe patriotët shqiptarë të filleve të pavarësisë së shtetit amë. Interesante – pse deri tani Mulla Sula nuk e ka dekoruar veten në emër të Rijasetit me këtë dekoratë «Myfti Vehbi Dibra» ! Natyrisht, nuk i shkakton kurrfarë kënaqësie. Ai kënaqet kur dekorohet nga do individë që dehen tapë nëpër bare e nëpër çajtore duke i bërë planet se si t’ia rjepin ndonjë lekë «xhepit» të Mulla Sulës që zgjatet deri në kasafortën e BFI-së.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top