Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Shtunën në Komunën e Zhelinës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë në vendbanimet e kësaj komune. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në shkollën fillore në Llërc të Zhelinës.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i zhytur ata në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm.
Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore.
Partia Demokratike Shqiptare është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, që në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë – tha Thaçi. 


About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top