Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Përplasje të mëdha mes ministrit të brendshëm Agim Nuhiu dhe drejtorit të Byrosë së Sigurimit Publik, Mitko Çavkov me drejtorët e tjerë, mëson INA. Burime nga kjo ministri theksojnë se 11 drejtorët e rikthyer nëpër drejtoritë e MPB pas largimit të ministrit Oliver Spasovski kanë rikthyer dominimin e tyre me ngjyrimet dhe urdhërat partiake të VMRO-DPMNE. “Gjithë kryeshefat janë ata që kanë qenë nga periudha e Gordana Jankullovskës dhe se përgjimet kanë nxjerrë në sipërfaqe detaje se si ka funksionuar MPB. Kjo u tregua edhe sipas thënies VMRO-MVRO ku Jankullovska thoshte se zyrtar e kësaj ministrie janë shëndërruar në shtab partiak”, theksuan burime për INA.
Procesverbalet dhe dokumentacioni i grumbulluar për dhunën e së enjtes janë kontradiktore mes ekipit të Nuhiut, gjegjësisht shtabit operativ dhe në anën tjetër ekipi i drejtorit policor Çavkov.
Situata në MPB është kaotike dhe tensionuese, pasi që nuk ka komunikim midis tyre dhe se për shkak të tendencave për anashkalimin e ministrit Nuhiu, ky i fundit ka kërkuar shkarkimin e Çavkovit, me anë të një kërkese të dërguar në Qeveri. Paraprakisht Nuhiu tha se Çavkov është shkarkuar nga posti i drejtuesit të shtabit operativ. Ministri Nuhiu kishte theksuar se Çavkov për disa orë nuk i ka hapur telefonin, në natën e trazirave. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top