Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve dhe se ata janë fajtorët kryesorë për diskriminimin e egër që u bëhet shqiptarëve në të gjitha fushat. Thaçi më tej u shpreh se qeveritarët e korruptuar të BDI-së e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm.
Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore.
Partia Demokratike Shqiptare është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, që në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë – tha Thaçi.
No comments: