Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Francës, Kristian Timonie.
Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për proceset integruese të vendit.
Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe procesit të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, duke theksuar se në qoftë se përsëriten parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, atëherë këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme për Partinë Demokratike Shqiptare.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike./Ditari.mk/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top