Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkup, 17 tetor - Kryetari i sapozgjedhur i Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, është njëri nga gjykatësit të cilët propozuan, dhe pastaj votuan, shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për amnisti dhe falje. Bëhet fjalë pikërisht për rikthimin e të drejtës së Kryetarit të shtetit për të falur personat e dënuar ose të dyshuar për manipulim të zgjedhjeve.
Me ndryshimet ligjore të vitit 2009, ishte e ndaluar falja e personave të cilët kanë kryer ose janë të dyshuar për veprën penale manipulim të zgjedhjeve - informon Zhurnal. 
Në mars të këtij viti, një muaj pas bërjes publike të rastit "Titaniku" të PSP, në të cilin akuzohen ish-ministra për manipulim të zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese solli vendim të shpejtë për rikthimin e të drejtës për falje të Kryetarit të shtetit. Shumë shpejt pas kësaj, Kryetari Ivanov e shrytëzoi këtë të drejtë për të falur 56 persona, një pjesë e të cilëve ndodheshin nën hetim pikërisht për manipulim të zgjedhjeve.
Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh me 7 vota për dhe 2 kundër në seancën e sotme, në vend të kryetares së deritanishme Elena Gosheva, mandati i së cilës përfundon më 1 nëntor.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top