Pak muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
dhe krizës politike në Maqedoni që nga momenti i shpalosjes së bombave dhe
rastit në Lagjen e Trimave partitë politike realizonin takime me elektoratet e
tyre në terren. Këto takime kuptohet se janë në interes të strukturave
partiake, andaj që të gjitha lëvizin përveç BDI-në e cila nuk duket askund. Sipas
njoftimeve brenda partiake BDI ka tellashe të mëdha brenda kampusin të vet bile
që nga moment kur Bekim Neziri është caktuar kryetar i shtabit të përgjithshëm
të partisë. Përplasje mes anëtarëve dhe strukturave të BDI-së ka me të madhe,
andaj burime të sigurta brenda BDI kanë njoftuar se pritet që një numër i madhë
të shkëputen nga kjo parti meqë janë të pa kënaqur me punën e Ali Ahmetit dhe
mosreformimit të partisë. Që moti është kërkuar që selia e BDI-së mos t’u takon
5-6 personave por ajo duhet të ndahet nga shumë figura të BDI-së. Rastet si
Sopoti, Lagjja e Trimave, burgosjet, vrasjet e komandantëve, vërshimet në
Hasanbeg dhe mbi të gjitha shfaqja e bombave ku flasin për kriminalitet, amoralitet,
korrupsion, shkelja e vlerave kombëtare nga vetë krerët e BDI-së kanë bindë
opinionin dhe vetë anëtarët e BDI-së se kjo parti politike e ka vështir të
paraqitet para qytetarëve. Në anën tjetër partite politike e sapo formuara janë
futur në botën e filmave dhe tani tentojnë që përmes takimeve me individ do të
jenë fitues në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Të
sapo formura dhe mosunifikimi i tyre mes vete siç janë BESA, LR-PDSH, UNITETI,
RDK, PPD bëjnë të kuptosh se janë parti të papjekur për në skenën politike dhe
se që të gjitha nuk kanë për qëllim avansimin e çështjeve shqiptare por
interesave klanore dhe partiake. Ideja që realizon PDSH me qyteratë gjegjësisht
me anëtarët e saj siç janë takimet informative është ideja më e fuqishme dhe më
korrekte deri më tani në plotikën e vendit. Për dallim nga gjithë partitë tjera
politike PDSH-ja informon denjësisht qytetarët për zhvillimet politike në vend
dhe brengat e faktorit ndërkombëtar për gjendjen aktuale në Maqedoni. Në mënyrë
kronologjike Menduh Thaçi është duke njoftuar opinionin se ku kanë arrijtur punët
e shqiptarëve dhe se çfarë duhet vepruar tani e tutje për mos të pësuar edhe më
tej ashtu siç përsuan për gati 15 vite me BDI-në. E vetmja parti politike që
nuk harron platformën e saj në çdo paraqitje ose takime informative me qytetarët.
Edhe përfaqësuesit e PDSH-në nëpër emisione televizive debative po bindin
opinionin se çfarë kërkesash kanë parashtruar deri më tani qoft në Parlament,
komisione të ndryshme apo forume që ka të bëjë me interesin e shqiptarëve. Në fakt
vetë qytetarët janë të bindur se vetëm PDSH dhe Menduh Thaçi që munden të
detyrojnë institucione shtetërore të kujdesen për shqiptarët. Fakt tjetër është
edhe faktori ndërkombëtar që realizon takime të shpeshta brenda dhe jasht selisë
së PDSH-së me kreun e saj, Menduh Thaçin. PDSH po vërteton se është parti politike
kyçe e ecurive politike në vend dhe faktor që mund të shtyn përpara çështjen
shqiptare.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari....
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për RTV Dukagjini për herë të parë ka folur për detaje të reja për rastin e Kumanovës, se kus...
-
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Premten në komunën e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me stru...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Në BDI po mbretëron heshtje pas skandalit të publikuar lidhur me korrupsionin dhe mitmarrjen me “Magjar Telekom”, ku një nga dëshmitarët ...
-
Në emisionin Moj Termin njëri nga avokatët e familjarëve të të vrarëve në Liqenin e Smilkovës thotë se ka marë leje nga familjarët që ta p...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: