Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Zbulimin e eshtrave të martirëve që besohet të jenë vrarë në vitin 1913, të cilat dje u tha se janë gjetur në oborrin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, analistët politik e shohin si keqpërdorim të një tragjedie për qëllime politike në prag të fushatës parazgjedhore. Gazetari dhe kryeredaktori i të përditshmes “Lajm”, Isen Saliu, rikujton se ata që para një muaji kishin paralajmëruar për një keqpërdorim të këtillë që tani sipas tij vetëm se u konfirmua.
“Është e qartë se zbulimi I këtyre eshtrave tani ka të bëjë me fushatën parazgjedhore. Ne para një muaji kishim informacione dhe paralajmëruam si gazetë se pritet një fushatë e tillë, qëllimi ynë dhe besimi ynë se pas atij informacioni do të hiqet dorë nga keqpërdorimi i këtyre varrezave për fushatë por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”, deklaroi gazetari Isen Saliu.
Gjatë lajmit të djeshëm për zbulimin e eshtrave në opinion pati shumë reagime disa prej të cilave pretendonin se për varrezat është ditur shumë kohë më parë. Në një vijë me to është edhe gazetari Isen Saliu, I cili thotë se pikërisht momenti i zbulimit të varrezës për të cilën sipas tij është ditur shumë kohë më parë, rrit dilemat për qëllimin e vërtetë
“Fushata e një partie që është në pushtet duhet të bëhet me projekte që I ka realizuar ajo parti, me rezultatet që o ka arritur gjatë kohës sa ka qenë në pushtet dhe jo me zbulimin e eshtrave, varrezave, për të cilat me vite dhe dekada është ditur se janë aty dhe pikërisht këtu është dyshimi se përse pikërisht tani nxirren këto eshtra, një muaj para se të fillojë fushata apo dy muaj para zgjedhjeve”, tha më tej Saliu.
Ndërkohë edhe ish kryetari i Komunës së Zajazit, Musli Musliu, gjatë prezentimit të djeshëm të eshtrave njoftoi se për të njëjtat ka pasur informacione shumë kohë më parë, ndërsa vetë lokacioni është detektuar që nga viti 2013.
“Këto informacione janë informacione nga komisioni I historianëve, i cili komision është votuar nga Këshilli i Komunës së Kërçovës dhe tanimë për opinionin e gjerë vendor dhe jashtë opinionit vendor, dihet se është ndërtuar qendra përkujtimore nëna shqiptare duke llogaritur në zbulimin e varreve masive të cilat varre masive tanimë ne i kemi detektuar që nga viti 2013”, ka deklaruar Musli Musliu, ish kryetar i Komunës së Zajazit.
Ai nuk shpalosi informata më të hollësishme rreth eshtrave të cilat u tha që janë gjetur në oborrin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Por sipas tij, dyshohet që bëhet fjalë për rreth 60 persona të vrarë nga forcat serbe në vitin 1913.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top