Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Një set i ri i përgjimeve të funksionarëve të ndryshëm në Maqedoni, po qarkullon nëpër zyre të mediave si dhe në disa nga zyret e korit diplomatik në vend. Edhe më tej mbetet personazh fatkeq i këtyre përgjimeve funksionari i BDI-së, Musa Xhaferri.
Është një numër bukur i madh i përgjimeve që dëshmon për një biznes-miqësie shumë të ngushtë të Musa Xhaferrit me ish-drejtorin e DZK-së, Sasho Mijallkov, por janë shumë interesante bisedat që janë zhvilluar mes tij dhe Orce Kamçevit. Në të gjitha këto biseda lakohet mjaft shumë edhe emri i Reis Sulejman Rexhepit. Këto biseda shpalosin shumë biznes-plane sekrete të Sulejman Rexhepit dhe Musa Xhaferrit, të cilat i zhvillojnë ekskluzivisht për interesat e Mijallkovit dhe të Kamçevit. Si pasojë e këtij aktiviteti shumë të ulët pëson prona e vakëfit të BFI-së, sidomos Burmali Xhamia si dhe parcela e cila me vendim të Qeverisë duhej ti jepet BFI-së në Kalanë e Shkupit. Është shumë interesant biseda e Xhaferrit me Mijallkovin ku ky i pari kërkon përforëcim për ta bindur Mulla Sulën për të hequr doë nga shpenzimet prej dhjetra mij eurove që janë bërë për ta urbanizuar, për ta regjistruar në kadastër si dhe për ta planifikuar si parcelë ku do të ndërtohej selia e BFI-së. Në këtë bisedë vendoset që bashkërisht, Xhaferri dhe Mijallkovi ta vizitojnë Sulejman Rexhepin dhe ta bindin që të heq dorë nga kjo parcelë e cila duhet t'i takojë mikut të ngusht të Musa Xhaferrit, Orce Kamçevit, si kundërshpërblim Mijallkov do ta shtyjë propozimin për ta ndryshuar Ligjin për Lustrim prej nga do të shlyhen nga procesi i lustrimit të gjithë përfaqësuesit e klerit në Maqedoni, me ç'rast do të përfitojë vetë Mulla Sula.

Edhe më interesante është biseda e realizuar pas kësaj vizite në zyren e Sulejman Rexhepit. Xhaferri e mburrë Mijallkovin për aftësinë e tij për ta bindur Sulejman Rexhepin që të heq dorë nga angazhimi i tij për Burmali Xhaminë dhe për parcelën në Kalanë e Shkupit. Kushti ka qenë, të heq dorë dhe kurrë të mos fajësojë asnjë institucion në shtet por fajtorin ta gjejë diku jasht vendit (jo rastësisht pastaj Mulla Sula "dëshmon" se fajtor për Burmali Xhaminë është vetë Shteti Turk i cili ka bërë pazarllëk me maqedonasit në dëm të BFI-së) Veç kësaj, janë shumë interesante edhe bisedat në mes të dy bashkëpatriotëve, Musa Xhaferrit dhe Jakup Selimovskit, ish-funksionarit të lartë të BFI-së. Xhaferri kërkon madje edhe insiston që ta bind Selimovskin për ta përcjellë dhe për të raportuar për çdo veprim të Mulla Sulës. Meqë Selimovski nuk ka pranuar për asnjë çmim që të futet nëpër këto ujëra, atëherë, sërish kyçet Mijallkovi duke kërkuar që të kontaktohet me shefin e kabinetit të Mulla Sulës prej të cilit duhet të merren kodet e programit për përgjim të BFI-së përmes kamerave të instaluara në këtë Institucion. Janë shumë rëqethëse bisedat e Musa Xhaferrit me Sulejman Rexhepin. Po ashtu, është tepër interesante një bisedë e zhvilluar në mes të Sulejman Rexhepit me ish-anëtarin e Komisionit për Lustrim, Agim Mehmetin, por edhe biseda e zotëri Agim Mehmetit me ish-reisin e BFI-së Arif Emini. Marrë parasyshë relacionet e vendosura BDI - BFI që nga viti 2011, nuk duhet të habitemi se "bombat" tanimë janë si maja e gjilpërës në sipërfaqen e tullumbaces./skupi24/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top