Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ne jemi të vetëdijshëm se mungon funksionimi i një shteti ligjor ku nga kjo gjithmonë jemi viktimizuar ne si shqiptarë, andaj edhe deri kur ne si shqiptar do viktimizohemi; këtë kisha dashur të dij.
Nga Samet Avdiu
Vdekja e djaloshit kumanovar Almirit si pasoj e një sulmi të një monstrumi maqedonas i ushqyer me nacionalizëm edhe njëherë i hapi plagët edhe ashtu akoma te pashëruara tek shqiptarët.
Vrasja e këtij djaloshi kërkon përgjegjësi jo vetëm individuale, por pa dyshim se përgjegjësia duhet të jetë edhe institucionale, ngase dikush i forcoi këta monstruma që nuk i kursejnë as fëmijet që sapo kanë filluar ta shijojnë lumturinë fëmijrore të privohen nga jeta në mënyrë çnjerëzore.
Dhimbja për Almirin nuk është vetëm dhimbje familjare, andaj mendojë se para së gjithash është një dhimbje gjithkombëtare.
Këtë voglush e rriti dikush, andaj të del një monstrum maqedonas dhe të sulmoj një familje duke tentuar që ti vrasë, është e pafalshme.
Nuk mjafton vetëm një telegram ngushllimi nga klasa politike shqiptare për të të shprehur dhimbjen me vdekjen e Almirit, por duhet bashkuar forcat dhe mbi të gjitha interesat partiake të jetë siguria e qytetarëve e sidomos atyre shqiptar që për çdo ditë sulmohen si nga policia ashtu edhe nga qytetarët maqedonas me pikpamje nacionale.
Ne jemi të vetëdijshëm se mungon funksionimi i një shteti ligjor ku nga kjo gjithmonë jemi viktimizuar ne si shqiptarë, andaj edhe deri kur ne si shqiptar do viktimizohemi; këtë kisha dashur të dij.
Asnjëher nuk duhet injoruar se fatin e Almirit të nesermen mund ta pësojnë edhe fëmijët tanë dhe këtë gjithmonë duhet të kemi parasyshë.
Në fund edhe njëher shprehë ngushllimet më të sinqerta për familjen e Almirit me bindjen më të thellë se kjo vdekje preku thellë zemrat e gjithë kombit shqiptar, andaj në këto ditë bekuara të Ramazanit lusim Zotin që Almirin ta shpërblej me xhennet.


About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top