Publicisti dhe analisti, Rrok Berisha thotë se SHIK-u bashkë me SHISH, janë dy organizatat e sigurisë që mjerisht ka dyshime se janë shndërruar ne organizata vrastare-kriminale.
“Veprimtaria e SHIK-ut në kohë lufte dhe pas saje ishte që të kërcënojë por dhe të urdhëroj ndëshkimin e gjithë atyre te “pa dëgjueshmeve”, atyre që mendojnë ndryshe nga Lëvizja që udhëhiqej jashtë dhe bosët e saj me ne krye Xhavit Hatilin, Hashim Thacin, Kadri Veselin e vartësit e tyre. Ishte një organizatë që veproi shumë në përçarjen e faktorit shqiptar dhe që e luftoi me të gjitha mjetet e mundshme Lëvizjen e qëndresën politike por dhe atë Ushtarake te dala nga Institucionet e paralele të Kosovë të udhëhequra nga ish Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Fatkeqësisht më së keqi e pësuan anëtar e aktivist te LDK-së, por dhe veprimtarë të tjerë /subjekteve tjera/ të krahut të LDK-së. Por, 17 vite me pas asnjë vrasje nuk u zbulua”, thotë Berisha.
Sipas tij, Gjykata Speciale nuk duhet të merret vetëm me njerëzit në Kosovë, por dhe me njerëzit e shërbimit të SHISH-it e te disa ish komandantëve ushtarak, që bashkëvepruan me SHIK-un gjatë e pas luftës.
“Mendoj se gjykata speciale nuk duhet me u marr vetëm me njerëzit në Kosovë, por dhe me njerëzit e shërbimit të SHISH-it e te disa ish komandantëve ushtarak, që bashkëvepruan me SHIK-un gjatë e pas luftës, ngase ata ishin hallk kyçe apo mësues, për të gjitha të këqijat që ndodhen në Kosovë nga ana e shqiptareve ndaj shqiptareve. Kuptohet duhet insistuar që gjykata speciale duhet shtri dhe ne Serbi, të zënë e burgos kriminelët serb që bënë gjenocid ndaj shqiptareve etnik e te pa mbrojtur”.
Ndërsa ish pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari thekson se SHIK-u kur është formuar, motoja e formimit dhe fjalët kanë qenë që ky shërbim do ta luftoj shërbimin e sigurimit shtetëror të Serbisë, por me vonë gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin menduar.
“SHIK-u kur është formuar pas luftës motoja e formimit dhe fjalët kanë qenë që ky shërbim do ta luftoj shërbimin e sigurimit shtetëror të Serbisë, UDB dhe KOS, shërbimi ushtarak serbo sllav, dhe shërbimet siç janë Ruse dhe shteteve armiqësore ndaj vendit tonë por në fakt ma vonë u hetu se gjerat nuk ishin ashtu sic ishin menduar dhe zotuar ma parë, pasi udhëheqja e ngushtë e SHIK-ut, Thaçi, Veseli, Haliti, Grabovci,,,,,SHIK-un e përdoren për të ardhë në pushtet me çdo kusht dhe SHIK-u nga njësi shërbim kombëtar u bë armë sekrete e PDK-së, sidomos ju shërbente verbërisht disa udhëheqëseve të PDK-së, në njërën anë SHIK-u filloi bashkëpunimin me rrjetin UDB dhe bën dosje të përbashkëta kundër konkurrentëve politikë dhe ekonomik por aty ku kishte informacione të dëmshme për disa figura të SHIK-ut, pas disa figura kishin bashkëpunuar gjate luftës para luftës vet me UDB-në, të mos zbuloheshin vranë Ibush Kllokoqin, Selim Broshin, Kemjal Shabanin dhe Hamz Hajren….kurse mbi 200 udbash me letra i bënë kolegë e bashkëpunëtorë ti shantazhonin të tjerët konkurrent politik dhe ekonomik, dhe primare ishte ti dëmtonte interesat vitale dhe njerëzit fundamental të LDK-së pranë Ibrahim Rugovës”, thotë ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari për gazetën “Bota sot”.
“SHIK-u duhet të hetohet, SHIK-u është i implikuar në vrasje, shantazhe dhe shitje të pasurisë shtetërore, SHIK-u është themeli i korrupsionit ,por mos harroj se SHIK-u sot kontrollon shtetin, policinë, gjyqësinë, prokurorinë, AKI-në, FSK-në, diplomacinë…prandaj sot për sot SHIK-u është i pakapshëm pasi ska kush e gjykon. Sa i përket prokurorisë speciale dhe mundësitë për tu gjykuar SHIK-u jam i bindur shumë se kjo gjykatë është bërë pikërisht me ndihmën e SHIK-ut, sidomos udhëheqësisë politike te saj dhe se pos UÇK-së askush tjetër nuk do gjykohet në ketë gjykatë selektive ku agresori serb me mbi 12,000 vrasje, dhunime, pastrim etnik, gjenocid do jetë i pa ndëshkuar por do shpëtoj edhe kupola e SHIK-u, e që është kupolë politike e krimit të organizuar para luftës, gjatë luftes dhe sot” thotë Miftari./BS/
No comments: