Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e shqetësuar nga akuzat e hapura publike nga Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht ministri i saj i brendshëm Mitko Çavkov për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, ku përmendet edhe emri i liderit të kësaj partia Ramush Haradinaj.
Një zyrtar i kësaj partie i tha INA-s se BDI po dëshmon dita ditës se është vënë në shërbim të Nikolla Gruevskit dhe klanit të tij dhe është bashkëpjesëmarrëse e të gjitha skenareve të montuara dhe fatkeqe për shqiptarët në Maqedoni, por duke implikuar edhe djemtë më të mirë të Kosovës.
“Kjo makineri nuk ka të ndalur, duke implikuar së fundi edhe emrin e Ramush Haradinaj. Këto skenare janë të qarta dhe kanë prapavijën e caktuar, por BDI duhet të deklarohet, pasi që është pjesë e qeverisë dhe ka zv/ministrin e saj të MPB e shumë zyrtarë të tjerë të lartë në Qeveri. Kumanova dihet se si ndodhi dhe kush ka gisht dhe këtë mund ta zbardh vetëm një hetim i pavarur ndërkombëtarë”, theksoi zyrtari i AAK-së./ina/
No comments: