Në Maqedoni sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ‘Grupit të Kumanovës’ i cili u përlesh me policinë maqedonase me 9 maj të këtij viti.
Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë publike ku pjestarët e grupit të armatosur do të japin dëshmin e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, njofton Zhurnal.
Nga ana tjetër mësohet se avokatët mbrojtës kanë paraqitur ankesë duke konsideruar se aktakuza për rastin është i pabazë. Në seancën e rregullt Këshilli gjyqësor republikan duhet të vendos se a ta pranoj aktakuzën ose të kërkojë që të përpunohet.
Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vrarë dhe 10 kosovar humbën jetën nga grupi i armatosur. Më shumë se një vjet 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot vazhdojn të dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin.
No comments: