Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta akuzoi opozitën maqedonase se e ka sjellur vendin në situatë krize, duke mbrojtur ndërkohë me fanatizëm pafajsinë e PDSH-së. “Ne nuk lejojmë dikush nëpërmjet shqiptarëve të vije në pushtet. Shqiptarët kanë dy parti të fuqishme BDI-në dhe PDSH-në” ka deklaruar Bejta, transmeton Fakte.
Bejta megjithate pranoi se si pasojë e përgjimeve u detyruan të japin dorëheqje Kryeministri, zv.kryeministrat dhe ministrat, qoftë maqedonas apo shqiptarë.
Në pyetje të gazetarëve për rastin e Kumanovës, Bejta me nervozizëm reagoi “Leje ti rastin e Kumanovës, na në BDI sakrifikojmë veten për t’mirën e shqiptarëve. Nuk bon t’kcejsh, o Naser”, duke iu drejtuar me ton ofendues kryetarit të SHGM-së Naser Selmani.
Në lidhje me diskriminimin e shqiptarëve me ndarjen e padrejtë të buxhetit pas rebalancit të fundit, Bejta deklaroi “Për pjesën e shqiptarëve mos u mërzitni, na do i realizojmë projektet që ua kemi premtuar shqiptarëve”, pa precizuar edhe sa mandate do u nevoiten për një avansim të vogël.
Në lidhje me problemet në arsim, në veçanti ato në arsimin e lartë, nënkryetari i BDI-së Bejta fajin e ka hedhur tek udhëheqësia e UT-së, duke shfajësuar kështu bashkpartikaët e tij ministra të arsimit.
Nevzat Bejta ka deklaruar se pa mbështetjen e BDI-së nuk kalon asnjë ligj.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top