Familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra” apelojnë që Prokuroria Speciale të deklarohet për këtë rast dhe të marrë hetimin e tij, për shkak të përfshirjes së tyre në dosjet e përgjimeve, që u dorëzuan nga opozita.
Përfaqësues të familjeve kanë thënë për INA se prokurorja speciale Katica Janeva nuk duhet të heshtë, por të deklarohet, pasi që njerëz të pafajshëm po vuajnë në burg.
Familjarët përmes avokatëve mbrojtës kanë bërë kërkesë zyrtare deri te Prokurorja Speciale, Katica Janeva, që të merret menjëherë me këtë rast. Megjithatë, akoma nuk kanë marrë një përgjigje se si është pranuar letra dhe si do të zhvillohet ngjarja më tutje. Bedri Ajdari, familjar i dy nga të burgosurit e këtij rasti, kërkoi publikisht që Prokuroria Speciale, ta shqyrtoj urgjentisht këtë rast.
Ai edhe njëherë deklaroi se personat të cilët po vuajnë burgun për këtë rast janë të pafajshëm, dhese për të gjitha rastet e montuara kundër shqiptarëve po përdoret e njëjta strategji.
Ndërsa, për këtë rast është deklaruar edhe ministri i drejtësisë, Adnan Jashari. Thirrjet e tij nga ana e familjeve, por edhe analistëve politik, janë vlerësuar si propagandë politike, duke pasur në prapavijë interesat politike të BDI-së.
Ndërsa, për këtë rast është deklaruar edhe ministri i drejtësisë, Adnan Jashari. Thirrjet e tij nga ana e familjeve, por edhe analistëve politik, janë vlerësuar si propagandë politike, duke pasur në prapavijë interesat politike të BDI-së.
“Në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, në kuadër të kompetencave të saj dhe në bazë të informacioneve të cilat i merr për këto materiale, ajo do të duhet të fillojë procedurë për të gjitha rastet pa dallim nëse bëhet fjalë për “Sopotin”, “Monstrën” ose cilindo rast tjetër, nëse vlerëson se ekzistojnë rrethana dhe indikacione të caktuara për inicimin e procedurës penale”, deklaroi Jashari duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot në margjinat e takimit për Propozim-strategjinë për reforma në sistemin e jurisprudences”, ka deklaruar Jashari.
Për rastin “Monstra”, 6 persona janë të dënuar me burg të përjetshëm, ata akuzohen për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Rasti tani ndodhet te Gjykata e Apelit. (INA)

No comments: