Shkruan Miftar
Islami
I dashur xhemat
Gjithnjë dhe me plotë gojë, nëpër ndeja, ligjerata e hutbe, kemi nënvizuar se islami është fe e paqes, e mirëqenies, e dashurisë, harmonisë. Nën këto definicione shumë të vërteta kemi vepruar në xhaminë tonë, në Xhaminë e Mustafa Pashës. Arritëm të bëhemi një numër i konsiderueshëm i xhematit, kemi pasur xhemat si kurrë më parë në atë xhami. Fëmijët e xhematit tonë me ëndje përcillnin mësimbesimin te hoxha i tyre. Këshilli i xhamisë, një trupë besimtarësh shumë të devotshëm, me dashuri e sinqeritet angazhoheshin rreth mirëvajtjes së punëve dhe mirëmbajtjes së ambientit të oborrit dhe të vetë xhamisë. Krijuam një kompaktësi të mrekullueshme, duke u pajtuar dhe vepruar njëzërit si rreth kryerjes së obligimeve ndaj besimtarëve tanë ashtu edhe ndaj Bashkësisë Islame si Institucion i vetëm fetar islam në Maqedoni!
Unë, imami i juaj, mbase për shkak të moshës, mendoj që kam punuar dhe ju kam shërbyer me gjithë shpirt, pa rezervë dhe pa kurrfarë hile. Që në fillim kjo ka qenë marrëveshja jonë: të gjithë të lutemi në Shtëpinë e Zotit, të kujdesemi për këtë Shtëpi si dhe për ambientin e saj. As më i vogli pluhur të mos binte në atë Shtëpi! Me këtë sinqeritet e devotshmëri, të jeni të sigurtë që kemi fituar kënaqësinë e Pronarit të kësaj Shtëpie, Zotit Fuqiplotë, para të cilit jemi nënshtruar në çdo sekond, pa përtesë dhe me devotshmëri.

I dashur xhemat! Në
fund doli puna që edhe dikush tjetër paska pasur nevojë që t’i nënshtrohemi
ashtu siç dijmë t’i nënshtrohemi vetëm Allahut xh.sh. E mohuam këtë dëshirë
patalogjike të njeriut që nuk i përton avanturave! Dhe, kështu, u bëra viktimë
e uurrejtjes së Mulla Sulës që e kishte kundër Myftiut legjitim të Myftnisë së
Shkupit, Ibrahim ef. Shabanit. Nuk pranova që t’i bëj “devam” kësaj urretje
duke u future në skenarin e tij për ta larguar me puç efendi Shabanin nga posti
i Myftut. Mulla Sula ma kërkonte këtë shërbim, madje kur u deshifrua skenari i
tij i ulët, më thirri në raport dhe deshti të më poshtërojë me do zagarë që i
kishte mbledhur aty përreth vetes. Xhemat i dashur, ju betohem në Zot e në
gjithçka, kurrë nga unë nuk ka kërkuar Myftiu Ibrahim ef. Shabani që ta them
qoftë një të vetme fjalë kundër Mulla Sulës, sepse, ai si Myfti, nga “ushtarët”
e vetë gjithnjë ka kërkuar disiplinë, përkushtim, respekt të punës dhe të kierarkisë
së BFI-së. Kjo është edhe edukata ime familjare, si dhe mirëkutimi kolegial i
arritur në mes të hoxhallrëve të Shkupit nën udhëheqjen e efendi Shabanit.
Çka po ndodhë sot
me hoxhallarët e Shkupit? Shumë të rinjë po bredhin kot dhe po shpresojnë në ndonjë
punësim eventual. Ndërsa këto punësime po shkojnë me kushtëzime, siç u pa edhe
me rastin tim. Erdhën dhe ma kumtuan “pempelen” për largimin tim nga vendi i
imamit të xhamisë. Kërkoi Mulla Sula gjithandej që të gjejë ndonjë por, për
fatin e tij të keq, gjeneratat e reja kanë dalur më syçelë, nuk po pranojnë që
të futen në skenare e konflkte të ulëta. Atëherë, shkoi me ripunësimin e
pensionistëve! Hafëz Adem Idriz është hoxhë mjaft i dashur dhe i respektuar
prej të gjithëve; prej tij kanë dalur hafëzlerë të mirë madje edhe baballarët
tanë; hafëz Ademi është legjendë e gjallë, për nga devotshmëria është miliona
kilometra larg Mulla Sulës, është vlerë tepër shumë e çmueshme, me të cilin nuk
guxon të luajë askush. Vetëm Mulla Sula mund ta fusë në skenarin e vet për ta
djegur. Natyrisht, hafëzi në fjalë me shpirt e me përkushtim i qaset imamllëkut
në çdo xhami, ai nuk di të lexojë skenare të ulta, ai di vetëm të shërbejë.
Shyqyr Zotit që xhemati i Xhamië Mustafa Pasha ka qëlluar shumë i kulturuar dhe
nuk ka pranuar që të futet në skenaret e Mulla Sulës dhe ta bëjnë rezil hoxhën
e dashur.
Mulla Sula, i
inatosur me mua, pa respektuar kurrfarë akti të BFI-së, më shkarkon,
pavarësisht se mua më ka zgjedhur dhe më ka emërur krejtësisht dikush tjetër në
atë vend pune. Duke e keqpërdorur të drejtën kushtetuese (po çka nuk la pa
shkelur e pa keqpërdorur Mulla Sla nga Kushtetuta e BFI-së) përezihet në punët
e këshillit të xhamisë, në punët e këshillit të xhemateve, të myftinisë si
organ dhe, duke i anashkaluar të gjithë këta faktorë, demonstron fuqinë e vet
duke e manipuluar një plak të ndershëm e shumë të respektuar. Sa keq e sa turp.
Xhemat i dashur, unë, bashkë me ju, bëmë që sot Shkupi të ketë një nga xhamitë më të frekuentuar, prej shtresave të shumta të myslimanëve tanë, ndërsa, veçanërisht për ditën e xhuma, sikur e bëmë xhami të administratorëve tanë. Ia krijuam një emër të lakmueshëm, aq të lakmueshëm sa, kjo do ta pengojë Mulla Sulën dhe sakaq do të ngutet të shkaktojë ekcese të padëshirushme. Ai me gojë të vet ka deklaruar se nuk i kontrollon katër xhami, ai në fakt nuk kontrollon asnjë xhami, prandaj dhe demonstron forcë naive mbi xhaminë dhe xhematin e Mustafa Pashës, duke tentur ta shpallë si xhami të Rijasetit. Pse a paska ngelur pa xhami Rijaseti, a? Natyrisht, kur më tepër i frekuentojnë restorantet e mëkateve se sa xhamitë e sevapeve. Le të mbetet kjo në ndërgjegjen e tyre, kurse, ju, xhemat i dashur, vazhdoni me qetësinë më të madhe, me devotshmërinë më të sinqertë dhe me përulësi t’i kryeni të gjitha ibadetet dhe lutjet në Shtëpinë tonë të përbashkët ku i lutemi Pronarit të saj, Allahut Fuqiplotë. Me disiplinë e dashuri ndaj fesë sonë, jemi më afër Zotit tonë dhe më larg djallit!

Zoti ju bekoftë dhe
ju rujt nga skenaret satanike!
(Autori është Hatib dhe Mualim legjitim i Xhamisë së Mustafa Pashës, Shkup)

No comments: