(Rreth dekorimit
të Sulejman Rexhepit nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Personit më
kontravers në Maqedoni i ndahet dekorata “Imazhi i kombit”! Pse ky aktivitet i ASHSH-së
larg syve të opinionit?)
Skruan Skender
Buzaku
Më
20 dhjetor të këtij viti, ndonëse ditë e diel, Akademia e Shkencave të Shqipërisë
kreu një aktivitet shokues për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Njeriut më të
përfolur për korrupsion, për hajni e për vepra të ndryshme penale, i ndahet mirënjohje
“Imazhi i Kombit”! Po të ishte gjallë i madhi Gjergj Fishta do të thoshte: “Le
ta dijë bota mbarë se Gjergj Fishta nuk është më shqiptarë!” Nuk është e qartë
se si tërë ky akt dekorimi rrodhi në mënyrë tepër sekrete dhe larg syrit të
opinionit. Nuk e besojmë se Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ky Institucion
më i lartë kombëtar, të ndajë dekorata pa procedurë paraprake! Kush e propozoi,
me çfarë motivacioni, kush e ndanë këtë mirënjohje, nga cila sferë e shkencave
nominohet, pse pa kurrfarë pompoziteti, apo shënimi medial kalon tërë kjo
ceremoni. Nuk e kemi të qartë a ka ndarë edhe më herët dekorata të tilla apo
kjo dekoratë është e para e këtij lloji dhe se tash e tutje do të bëhet
tradicionale!
Sido
qoftë, sapo u kumtua ky lajm në një portal të diskutueshëm në Maqedoni, menjëherë
vërshuan komentet. Të gjitha ishin përplot me mllef e pezëm, sepse, kjo dekoratë
mbi të gjitha është ofendim për shqiptarët e Maqedonisë. Madje një nga komentet
ishte se, tashmë dihet sekseri i cili ka ndërmjetësuar deri te “akademikët” e
korruptar tek të cilët e ka blerë këtë dekoratë fiks 15 mij euro. Sekseri tashmë
kërcënohet se do të dalë e do të flasë publikisht nëse nuk ia japin përqindjen
“akademikët” si dhe nëse nuk ia jep shpërblimin e merituar Sulejman Rexhepi për
këtë vepër korruptive. Le të ngelë kjo punë çështje e brendshme e Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë si dhe organeve kompetente shtetërore.
Se
puna nuk është e pastër flet edhe vetë fakti që tërë kjo procedurë bëhet larg
syve të të gjitha mediave të vendit. Të flitet për një personalitet i cili do të
dekorohet “Imazh i Kombit” dhe këtë “imazh” mos ta nderojnë edhe ndonjë nga
organet më të larta shtetërore, flet për një derdhje dekoratash gjithandej! Mu
sikur diplomat dikur, nëpër universitetet shqiptare. Si duket, edhe kjo dekoratë
është në vazhdën e dekoratave të cilat këtë muaj u ndanë me bollëk. U dekoruan
edhe kriminelët dhe torturuesit, njerëzit më të këqinj të kombit. Fatmirësisht,
kjo “traditë” e idhët përfundoi shumë shpejt, sapo para opinionit doli
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe u kërkoi falje gjithë shqiptarëve për
këtë rrjedhje të dekoratave që po bijnë në duart e njerëzve antikombëtarë. Pati nga të dekoruarit që u
turpëruan, që nuk i linte të qetë ndërgjegja dhe, menjëherë u paraqiten se do t’i
kthejnë dekortat e pamerituara. Natyrisht, Sulejman Rexhepi kurrë nuk do ta
kthejë, sepse sipas të gjitha gjasave e ka paguar trash!
Nuk
ka fije dyshimi se 99 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë nuk e njohin Sulejman
Rexhepin dhe nuk kanë kurrfarë informacioni se cila na qenka ajo vepër kombëtare
përmes të cilës ai do ta meritonte këtë titull kaq prestigjioz. Ai 1 për qind i
shqiptarëve që e njeh Sulejman Rexhepin, pa dyshim që e njohin nga shkrimet që
flasin për një person dhe për një karakter tepër të rrezikshëm. Kjo përqindje në
Maqdoni dhe Kosovë është e kundërta! Në këta dy shtete 99 për qind Sulejman
Rexhepin e njohin si njeri kontravers e të rrezikshëm, kurse 1 për qind nuk e
njohin fare, sepse as që duan të merren me këtë person.
Atëherë,
do të ishte mirë që Akademia e Shkencës të Shqipërisë të dalë sa më shpejt dhe
t’ua qetësojë shpirtërat shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës duke treguar motivin
e këtij dekorimi, duke zbardhur qoftë vetëm një vepër shkencore e cila do ta bënte krenar kombin shqiptar. Në
të kundërtën, do të ishte mirë që Kuvendi i Shqipërisë të ngriste iniciativa të
ngjashme siç e miratoi këto ditë ligjin për dekriminalizimin e politikës shqiptare.
Kur mund të ndodhë kjo, atëherë pse të mos shtrihet kjo iniciativë edhe ndër të
gjitha institucionet kombëtare! Sepse, të shpallet “Imazh i Kombit” njeriu, të
cilin madje edhe CNN amerikan në një editorial të vetin e krahason me Al
Bagdadin, udhëheqësin e ISIS-it, ky është një gafë gjithëkombëtar, është një
shqetësim gjithëkombëtar i cili duhet të rezultojë me masa konkrete kundër keqpërdoruesve
të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Le të shpresojmë që ky gjest antikombëtar
do të jetë një motiv për dekriminalizimin e çdo pore të jetës shqiptare. Kurse,
Kryetari i Akademisë, duhet të mbledhë forcë dhe, ngjashëm, si kryeministri
shqiptar, të dalë dhe publikisht t’ju kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë për
këtë ofendim që u bëhet. Sepse, në Maqedoni ka qindra shqiptarë që e meritojnë
këtë titull, e jo njeriu për të cilin në opinion qarkullon dosja e tij policore
me nofkën “Zharko” (Prushi), njeriu i cili, publikisht ish-pjesëtarët e UÇK-së
që u vranë e u burgosën në Lagjën e Trimave në Kumanovë, i pat quajtur si grupe
radikale e terroriste.
Nëse
u hidhet një sy këtyre linqeve: https://www.youtube.com/watch?v=bnwmmrruAIs,
https://www.youtube.com/watch?v=bT4MRc5GPiw,
https://www.youtube.com/watch?v=X1gG0WvXVJo,
https://www.youtube.com/watch?v=YDJo2AlTxiM,
etj, fare lehtë do të shihet se cilin njeri e ka dekoruar ndonjë hileqar i Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë.

No comments: