Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Deputetja e PDSH-së, Merale Ferati theksoi se ndotja e ajrit në Tetovë është një çështje që nuk është trajtuar dhe nuk po trajtohet seriozisht nga Qeveria.
Ajo në emisionin “10 minuta” theksoi se situata me ndotjen në Tetovë është alarmante, pasi që niveli i ndotjes është 20 herë më i lartë sa norma e lejuar.
Deputetja Merale Ferati shpreh shqetësime edhe për hulumtimin e publikuar nga Banka Botërore, ku siç thuhet në Maqedoni 1350 njerëz gjatë një viti ndërrojnë jetë, për shkak të ajrit të ndotur.
“ Por këto të dhëna të cilat ju i përmendët, janë të publikuara në janar të vitit 2015. Unë mendoj se ky numër është në rritje, sepse tashmë bëhet një vit prej Janarit,” tha Merale Ferati, Deputete e PDSH
Duke komentuar protestat masive në Tetovë, deputetja e PDSH-së thotë se ajo që po ndodhë në Tetovë është zgjim i qytetarëve për të kërkuar atë që me të drejtë u takon. Sipas saj, nëse kombinati “Jugohrom” nuk mbyllet, protestat me siguri do të radikalizohen. Ajo thekson se është absurde që si ndotës kryesor të përmenden oxhaqet e shtëpive, apo t’u kërkohet qytetarëve që të mbyllin dritaret kur ajri është i ndotur. Duke folur për përgjegjësinë politike dhe institucionale, deputetja Ferati thotë se dikush duhet të jap dorëheqje.
“Pamundësia që të intervenohet në këtë, mos zgjidhja e këtij problemi, ka vetëm një përgjigje. Si akt moral edhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, por edhe ministri Nurhan Izairi, duhet të japin dorëheqje,” tha Merale Ferati, Deputete e PDSH
Sipas saj, BDI me sjelljen e saj nuk është serioze duke i hedhur fajin herë një institucioni dhe herë një tjetri, pasi siç nënvizon ajo, problemet nuk zgjidhen në këtë mënyrë, por me vendime politike./Ditari.mk/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top