Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Rasti “Monstra” në Maqedoni ka ngjallur reagime të shumta tek familjarët dhe partitë politike. Pas apelit të familjareve që rasti i Smilkovës, duhet të kalojë në kompetencat e Prokurores speciale, Katica Janeva, edhe partia shqiptare në pushtet ka të njejtën kërkesë që kjo çështje të kalojë tek Prokuroria Speciale dhe e vërteta të dal në shesh. Deputetja e BDI-së , Ermira Mehmeti thotë se protestat e familjarëve janë të arsyeshme. Ajo është e mendimit se me këtë rast më së miri është që të merret Prokuroria Speciale.
“Një zgjidhje e cila mundë të lehtësoj sado pak gjendjen e krijuar me të dënuarit e familjet e tyre është se formalisht prokuroria speciale  të marrë, procedim e sipër këtë lende dhe të trajtoj të një procesit transparent  të besueshëm i cili do të ofroj një instancë të një gjykimi apo një hetim të plot ferr dhe të pa anshëm   është krijuar shumë konfuzion në këtë proceset dhe është shtuar shumë pa besi, me të drejtë familjarët kanë protestuar, nuk jam e sigurt se me të drejtë kanë sulmuar selinë e BDI-së, sepse ne nuk jemi organ gjygjësorë  jemi parti politike. Duke u nisur prej këtyre fakte, unë mendoj se një zgjidhje sado pakë për të zbutur situatën gjykata speciale duhet të merre këtë lende”, tha Ermira Memeti, Deputete e BDI-së.
Ibadete Luta, nëna e Sami Lutës, i akuzuar për rastin e Smilkovës , rrëfen me lotët në sy, se djali i saj, është i pafajshëm dhe beson se vërteta do të dalë në sheshe nga përgjimet e publikuar nga partia opozitare LSDM. Apeli saj deri tek prokuroja e speciale, Katica Janva është  që lënda të jetë në dorën e saj dhe të lirohen djemtë e pafajshëm.
“U ndjeva shumë keq, për fëmijët e tanë edhe për djalin tim edhe për të tjerët sepse ne nuk e pritem at nga gjyqi i apelit, sepse isha optimiste se do të lirohet djali im shumë në ka tronditur. Djalin e kam të pafajshëm dhe më morën djalin pa një faj, djalin më morën prej dore me kostume prej dasme. Shumë po më mungon sepse at e kamë pasur krahu i djathtë. Apeli im do të ishte partitë tona do duhet të jenë transparent për këtë çështje dhe nuk Edi pse nuk reagojnë. Unë besoj se përgjimet e Zoran Zaevit, të ashtuquajtur bomba, besoj se do ti merre prokuroja Katica Janeva dhe do të shqyrtoj rastin dhe të dele në sheshe e vërteta dhe jam krenare për djalin tim që është i durushëm”, tha Ibadete Luta, Nëna e Sami Lutës.
Një ditë më parë Petre Shilegov nga LSDM theksoi se do ta respektojë kërkesën e prokurores speciale Katica Janeva, e cila kërkoi që partia opozitare t’ia dorëzojë të gjitha materialet e dala nga përgjimet joligjore.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top