Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Paramendoni  heeeeeeejjjjjjjjjj, Institucioni i BFI-së del me veb faqe të trilluara dhe zhvillon fushatë anonime kundër prijësve të Nismës për reforma në BFI! Po pse frikohet Mulla Sula!?

Nga Zeqie Veseli

Njeriu i “piarit” në BFI e ka provokuar stafin e gazetës LAJM duke ju thënë që të bëhen gati se do të paditen në gjyq për prezantim të rrejshëm të H. Ibrahim ef. Shabanit si Myfti legjitim të Myftinisë së Shkupit, edhe pse në intervistën “problematike” gazetari askund nuk e prezanton si të tillë por kështu prezantohet guximshëm vetë H. Ibrahim  ef. Shabani. Për këtë padi, sipas piaristit të BFI-së qenka angazhuar vetë “reisul ulema”, Mulla Sula.
Njerëz konkretë, me emër e mbiemër, me akuza konkrete e me fakte, qoftë nga H. Ibrahim ef. Shabani, qoftë nga Sekretari gjeneral legjitim i BFI-së, Afrim ef. Tahiri, qoftë nga drejtori aktual i Sistemit Hallall, Prof. Abaz Islami, apo edhe nga sekretari legjitim i Myftinisë së Shkupit, prof. Skender ef. Buzaku. Askush konkretisht nga ana e BFI-së nuk u del karshi, nuk futet në debate me këta personalitete, të paktën për t’i demantuar në atë që thonë për “reisin”, e tyre. E Mulla Sula ndahet i kënaqur kur dikush reagon kundër këtyre personaliteteve me pseudonime, kur reagon dikush si “shërbimi për informim i BFI”, përmes dofarë papagallave të tij. Paramendoni heeeeeeejjjjjjjjjj, Institucioni i BFI-së del me veb faqe të trilluara dhe zhvillon fushatë anonime kundër prijësve të Nismës për reforma në BFI! Po pse frikohet Mulla Sula! Të gjithëve na kujtohet kur Afrim Tahiri e paralizoi me një fjalë gënjeshtrën e Mulla Sulës! Ai para mediave tha: “Ju ftoj që të hulumtoni tërë pasurinë time dhe, nëse del më shumë se një banesë tri dhomëshe, një audi 7000 euro dhe një shtëpi fshati gjysëm të rrënuar në Bllacë, pra nëse del ashtu siç shpif Mulla Sula, do t’ia përshkruaj si pronë të veten atij që do të zulojë më tepër se kaq. Përdorni të gjitha mjetet dhe institucionet shtetërore për hulumtime të tilla”! Po pse edhe Mulla Sula nuk  bën një deklaratë të tillë me qëllim të faljes së asaj pasurie kokëdhembëse të cilën ia zbulojnë këta të Nismës!
Afrim Tahiri është gjallë akoma, pra, mund të paditet nga ana e Mulla Sulës!
Pse hesht pra ky farë “reisi” kur nga njerëzit konkret të Nismës paditet se është korruptuar me orën Rolex 37 mij euro!
Pse hesht kur paditet se ka keqpërdorur fondet e BFI-së duke blerë dy apartmane luksoze në Ohër, në vlerë prej 1 milion euro!
Pse hesht Mulla Sula kur përfolet për një pasuri të llahtarshme të përbërë prej shtëpishë luksoze, prej parkut të makinave të hatashme, prej pronave të tjera!
Pse hesht kur përfolet se është aksiona i restoranteve konkrete, se ka hotel në Ulqin!
Pse hesht kur paditet se e ka fshatarëzuar komplet Fakultetin dhe Medresenë që po vuajnë nga nepotizmi i rëndë!
Pse po hesht kur këta të Nismës po e përfolin si peng të zënë nga kriminelë e hajna të punësuar në BFI.
Pse nuk reagon Mulla Sula kur këta të Nismës e përfolin si urdhërdhënës për veprën penale hedhjen e rreth 10 ton lëkurave të kurbanëve në deponitë e plehërave të qytetit.
Pse heshtë dhe asnjë fjalë nuk e nxjerr kur i thonë se është vetëzgjedhur pa kurrfarë rregulloresh dhe se Rijaseti i tij për momentin është ilegjitim dhe pa kuorum.
Pse asnjë fjalë nuk del nga goja e Sulejman Rexhepit kur atë e prezantojnë tamam ashtu siç është, si uzurpator të postit të Reisul Ulemasë së BFI-së!
Asnjë padi kundër shkijeve që e bënë rezil duke ia nxjerrë faturat, çeqet e bankave të ndryshme me qindra mijëra euro, kur e prezantojnë si kontrabandist të gurëve të çmuar.
Asnjë reagim kundër shërbimeve sekrete të shtetit të cilët e deshifruan duke ia hedhur në opinion nofkën e dosjes policore, “Zharko”!
Po supozojmë se të gjithë këta kanë vdekur dhe, veç Afrim Tahiri është gjallë. Pse, për shembull, të paktën, Afrimin nuk e padit për shpifje se kinse atij ia ka dhënë dikush orën “Rolex”, ose, pse nuk e padit për zbërthimin e tij si kolaboracionist i denjë i Sasho Mijallkovit.

Pra, janë një mal akuzash për të cilat, nëse nuk duhet të përgjigjet qytetari Sulejman Rexhepi, të paktën mund të ngrisë padi për t’i zbërthyer si të pavërteta të gjitha këto akuza! Pse ruhet si prej gjërpërit, nga këto të vërteta. Pse përpiqet ta mbulojë me shoshë diellin kur edhe vetë e di se është e pamundshme një gjë e tillë. Dritën e së vërtetës nuk ka fuqi përveç Allahut xh.sh. që mund ta pengojë. Apo Mulla Sula mendon se kësaj radhe Allahu xh.sh. do të jetë në anën e tij. E Allahu xh.sh. nuk i do zullumqarët! Mjer Sulejman Rexhepi, mjer ky shpirt i zi! 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top