Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Mjer BFI në ç’nivel ka degraduar! Kështu ndodhë kur faktorizohen njerëz injorantë, të padiplomuar, me diploma false si dhe me blerës të diplomave. Të gjithë këta injoratë i njeh Mulla Sula, por, ia do shpirti që të punojë me të tillët, sepse, më lehtë i kontrollon, i komandon dhe i shfrytëzon si mbulesë të punëve të tij të pista e të dyshimta

Nga Zeqie Veseli

Këto ditë, në disa portale të paguara nga zeqati dhe fitri i myslimanëve të vendit, me të vetmin qëllim që të jenë verbërisht në shërbim të Mulla Sulës, u botua një komunikatë për opinion, e cila, të vetmin informacion që e përcolli ishte injoranca e shërbimeve “profesionale” të Mulla Sulës. Komunikata na del të jetë e Rijasetit të BFI-së, ndërsa nënshkruhet nga Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të reisit!
Kësaj radhe Rijaseti ishte mbledhur për të kumtuar një padrejtësi të madhe që i bëhet objekteve islame, pronës së Myftinisë së Manastirit, për ta kumtuar presionin institucional shtetëror që ushtrohet mbi myftiun Pëllumb Veliun. Pa dyshim, ndonëse në mënyrë naive, megjithatë, efendi Pëllumbi arrinë që t’i manipulojë të gjithë anëtarët e Rijasetit ilegjitim dhe t’i vë në mbrojtje të paaftësisë së vet organizative. Apo, ndoshta pesha e Pëllumb Veliut për Sulejman Rexhepin është sa pesha e një pleshti, ndaj dhe prapa tij rreshtohen të gjithë pleshtat e tjerë!
Gjithësesi, urrejtja institucionale e shtetit kundër islamit në Manastir është shumë evidente dhe, çuditërisht, përcillet vit pas viti, që kur Sulejman Rexhepi udhëheq me BFI-në. Nga ana tjetër, Sulejman Rexhepi, çdo herë ka qenë në koalicion me të gjitha pushtetet! Ky koalicionim është shprehur, natyrisht, përmes partive shqiptare në pushtet.
Le të na thotë Sulejman Rexhepi, në cilin moment, me çfarë rasti e ka shprehur qoftë vetëm një pakënaqësi kundër partive shqiptare-muslimane në pushtet që me aq lehtësi e kanë lejuar Branko Cërvenkovskin, Lupço Gjorgjievskin apo Nikolla Gruevskin, të ushtrojnë açik urrejtjen kundër fesë islame. Cili është sugjerimi i Sulejman Rexhepit që me kët rast ua drejton ministrave të BDI-së të cilët e përbëjnë qeverinë dhe ia zgjasin jetën këtij pushteti anti islam? Në këtë komunikatë, mbi të gjitha, shprehet hipokrizia e Sulejman Rexhepit, shprehet humori i tij që e luan mbi kurriz të fesë islame në vend. Pse Sulejman Rexhepi i kërcënohet shtetit ndërsa jo, konkretisht, ministrave shqiptarë të BDI-së? Cili është selami i Mulla Sulës që ua çon ortakëve shqiptarë të Nikolla Gruevskit? Në linjën politike institucionale të vetmit faktorë që mund ta stopojnë këtë padrejtësi janë vetë ministrat e BDI-së dhe jo anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç janë Kina dhe Rusia!
Nuk është motiv ky diletantizëm i Sulejman Rexhepit dhe përkrahësve të tij që shkakton këtë koment tonin, por, mbi të gjitha, injoranca absolute e shërbimeve të Mulla Sulës (e atyre dy papagajve, që për higjienë goje nuk po ua përmend emrin), e cila e vërteton atë brengë të shkrimtarit, Xhabir Ahmeti, i cili në një kollumnë të veten u morr me shqipen e bastarduar të hoxhallarëve. Hoxhallarëve mbase edhe mund “t’ju falet”, por ama kur këtë bastardim e ushtron institucioni më i lartë fetar në vend, madje duke pretenduar të merret me çështje të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, këtu pastaj arrihet pika më e lartë e kulmit të injorancës.
Patrioti, Mulla Sula, që ia ka ënda shumë fort që të fotografohet me flamurin kombëtar në prapavijë, nënshkruan një komunikatë që publikohet me, rrumbullak,  67 gabime gramatikore, me 14 gabime sintaksore dhe me plotë 26 fjali të pakuptimta, apo pa logjikë si dhe me sërë gabimesh teknike. Për një institucion normal, kjo dukuri kundër vlerës më të shtrenjtë të kombit shqiptar, pra kundër gjuhës shqipe, do të thoshte hapërim tatëpjetë e institucionit. Tatëpjeta e furishme gjithmonë shkakton përgjakje të gjunjëve, të bërrylave e të thyerjes së qafës. Ndoshta shërbimet injorante të Mulla Sulës do të përpiqen që t’ia fërkojnë shpinën duke i thënë që ky shkrim është tendencioz dhe se komunikata është në rregull! Atëherë, le të na i dekodojnë disa nga ato fjali e fraza të komunikatës, të cilat mund të jenë të kuptueshme ekskluzivisht për shërbimet e verbra të Mulla Sulës:
1. Në mënyrë të përsosur arrinte që të ruaj gjakftohtësinë dhe vetëdijen;
2. Ambiciet e BFI-së, për ruajtjen e bashkëjetesës, paqes, tërësisë dhe pavarësisë së shtetit, pa marrë parasysh viktimizimin e saj edhe e pa përshkruar;
3. Ndërsa më 2001 nga askush të provokuar të ndezin të dyqanet e muslimaneve;
4. Ku në shumicën e shtëpive zjarri ndodhet derisa janë njerëzit aty;           
5. U paraqit një tabelë informative;
6. Kulturën trashëgimore;
7. Posedon titullin si trashëgimi historike;
8. Nga pika 2 nga vendimi бр.06-1050/3;
9. Nga alineja 1 deri më 6 në pikën 2 në vendim;
10. Ashtu sic nuk ka qenë e rëndësishme se në Manastir ka pas shumë xhami në krahasim me numrin e muslimanëve ;
11. Bordit Kombëtar (në komunizëm paska pasur bord ?!);
12. Sipas të dhënave të paraqitura më lartë është sjellë vendimi sipas deponimit;
13. Të nderuar, Myftinia, gjegjësisht BFI e RM, për këtë si dhe nga Entit Nacional dhe nga Muzeu i Manastirt për nxitjen e degradimit të Xhamisë Hajdar Kadi. Etj. Etj. Etj.


Mjer BFI në ç’nivel ka degraduar! Kështu ndodhë kur faktorizohen njerëz injorantë, të padiplomuar, me diploma false si dhe me blerës të diplomave. Të gjithë këta injoratë i njeh Mulla Sula, por, ia do shpirti që të punojë me të tillët, sepse, më lehtë i kontrollon, i komandon dhe i shfrytëzon si mbulesë të punëve të tij të pista e të dyshimta. 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top