Në Komunën e Studeniçanit në përfundim e sipër është edhe asfaltimi i një rruge me gjatësi prej 500 metra dhe gjërësi prej 4,5 metra që lidh rrugën kryesore me Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan.
“Po realizohet edhe një projekt i komunës tonë, po bëhet asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 500 m. e gjërë 4,5m. në Studeniçan. Edhe koha po na mban mire, unë dhe ekipi im po bëjmë maksimumin që këtë vit kalendarik ta përmbyllim me sukses. Qytetarët e Studeniçanit në veçanti nxënësit dhe të punësuarit e shkollës fillore ja pafshin hajrin rrugës së re”, tha kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki, gjatë asfaltimit të kësaj rruge.
Mjetet për realizimin e këtij projekti komuna e Studeniçanit i ka siguruar nga ipard fondet dhe ky projekt është vazhdimësi e projektit të asfaltimit të rrugës në fshatin Batincë./Ditari.mk/





No comments: