BFI po hynë në një periudhë të vështirë të
funksionimit, ky fakt po vërtetohet meqë skandalet nuk kanë të ndalur. Hapat dështuese
po e çojnë drejt izolimit rajonal dhe ndërkombëtar. Aktualisht, BFI edhe
institucionalisht po bojkotohet nga autoritetet zyrtare turke kur edhe dihet se
ata janë kudestarët më të mëdhej të Islamit në Ballkan. Arsyeja e vetme e këtij
bojkoti është Sulejman Rexhepi, emri i të cilit është i përfshirë në
korrupcion, për të flasin mediat e vendit, rajonit dhe ato ndërkombëtare ( CNN,
World News, Al Arabie, etj).
Skandalet e njëpasnëjshme që publikohen nga gazetarë
për kontrabandim, keqpërdorim të të hyrave në BFI, dhe keqmenaxhimi i situatave
të ndryshme që e lidhin BFI dhe muslimanët nga njëra anë, dhe nga ana tjetër paaftësia
e zyrtarëve të BFI-së për ta mbrojtur dhe ose arsyetuar veprimet e Sulejman Rexhepit,
flet mjaft se të njëjtëve u nevojitet një ndërhyrje nga autoritete nga jasht
institucionit.
Se punët në BFI janë tmerrësisht jasht çdo norme
islame dhe juridike, mund të lexohet edhe nga ndryshimi i praktikave të
burrshtetasve dhe autoriteteve nga Republika e Turqisë që vizitojnë Maqedoninë,
në të kaluarën çdo herë kur autoritet turke, qofshin të pushtetit qëndror ose
lokal që vinin në Maqedoni, ata në agjendat e tyre kishin të përfshirë edhe
vizitën e BFI-së. Që nga viti i kaluar pragun e BFI-së nuk e shkeli asnjë
zyrtar i lartë i Turqisë përfshirë këtu edhe Kryeministrin, DAVUTOGLLU.
Gjatë këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar edhe
disa autoritete fetare nga Republika e Turqisë, si muftiu i Bursës, kurse më
vonë edhe ai i Ankarasë, por as njëri e as tjetri nuk vizituan selinë e BFI-së.
Madje flitet se nga fundi i tetorit, Muftiu i Ankarasë ka qenë i shoqëruar nga
Nisma për Reforma në BFI dhe së bashku kanë falur namazin e xhumasë në Xhaminë
Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Nuk ka dyshim se Sulejman Rexhepi me tërë atë thesë të
mbushur me vepra penale, nuk mund të jet më në agjenda të rëndësishmë, kjo len
të nënkupton se institucionit i sjellë dëme të mëdha. Dorëheqja, sa ma e shpejtë
që të jet, aq më lehtë mund të përmirësohet imazhi i BFI-së!
No comments: