Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) shpreh shqetësimin për krizën e rëndë politike në Maqedoni.
OBRIE kërkon nga faktori ndërkombëtar të shtoj presionin ndaj liderëve të partive në pushtet, për tejkalimin e ngërçit politik, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Mosgatishmëria e kryeministrit Nikolla Gruevski për të zbatuar marrëveshjen e 2 qershorit mund të rezultoj me destabilizimin e vendit. Humbja e perspektivës euroatlantike,  si dhe izolimi i ndërkombëtar do të jenë fatal për vendin. Kjo situatë do t’i konvenoj partive të kriminalizuara në pushtet për t’i ikur drejtësisë, lidhur me aferat e shumta të tyre kriminale dhe korruptive”, vlerëson OBRIE.
Kjo organizatë vlerëson se, ky skenar po ndihmohet nga partitë në pushtet edhe me barrierat që po shfaqen në drejtim të funskionimit të Prokurores Speciale, Katica Janeva.
“Pushteti përmes mekanizmave të instaluar vite më radhë po pengon punën e Prokurorisë Speciale, duke mos lejuar kompletimin e ekipit të prokurores që hetoj veprat penale të  cilat dalin nga përmbajtja e materiale të përgjuara”, vlerëson OBRIE.
Bashkimi Evropian dhe SHBA-të duhet të shtojnë presionin ndaj faktorëve vendor, për të parandaluar planet e pushtetit dhe aleatëve të tyre për trazimin e Maqedonisë.
“Qytetarët e të gjitha etniteteve në Maqedonisë janë të interesuar për jetë dhe mirëqenie më të mirë. Të lodhur nga varfëria, ata nuk janë të interesuar për konflikte dhe tensione të natyrave të ndryshme. Vendit i duhet një qeveri legjitime për të ecur sa më shpejtë të jetë e mundur drejtë integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, konludon kjo organizatë. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top