Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Cilat do të jenë ato konkluza që do të dalin nga konferenca“Ebu Hanife dhe Medhehbi Hanefi”? Gjithësesi, që në start është e qartë se do të dalin shtrembërime të tmerrshme, do të dalin leje që e bekojnë veprimtarinë kriminele të Sulejman Rexhepit. Ndryshe, të gjithë pjesëmarrësit do të duhej të ishin tepër kritikë kundër tërë asaj që po ndodhë në BFI si organizatore e kësaj konference e që nuk përputhen në asnjë pikë me temën të cilën e ngërthen ajo

Shkruan Zeqie Veseli

Këtë fundjavë, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, sektori për çështje fetaro-arsimore i BFI-së, organizoi një konferencë shkencore me temën “Ebu Hanife dhe Medhhebi Hanefi”! Një tentativë për t’i hedhur pluhur syve të opinionit të gjërë mysliman të vendit.
Një temë e tillë i përket një kohe të paqetë, një kohe të qetë, një kohe kur gjithçka rrjedh mirë e mbarë, një kohë kur njeriu ndjenë nevojë për t’iu falënderuar dhe për ta madhëruar këtë figurë sa markante aq edhe të shenjtë si dhe shkollën e tij juridik islame.
Bashkësia Fetare Islame në RM ka të tjera probleme. Muslimanët e vendit po përballen me sfida nga më trishtueset dhe kanë nevojë për informacione të çastit, të minutit, të orës, të ditës. Intelektualët myslimanë, në  veçanti teologët dhe profesorët e BFI-së do të duhej të ngrisnin të tjera shqetësime, më reale, të kohës dhe jo të lëshoheshin në temat lukse që nuk janë asgjë tjetër përveç përpjekje të Sulejman Rexhepit për të manipuluar opinionin e gjërë. Teologët dhe profesorët e BFI-së nuk do të guxonin për asnjë çast të binin pre e manipulimeve të Sulejman Rexhepit. Pse e themi këtë?
Për çfarë Ebu Hanife dhe për çfarë Medhhebi angazhohet Sulejman Rexhepi kur mbarë bota tashmë e di që ai punon natë e ditë kundër këtij personaliteti të nderuar islam dhe kundër kësaj shkolle juridike. Ku përputhen aktivitetet e tij me mësimet, parimet dhe me rregullat e kësaj Shkolle Juridike të cilës i përkasin muslimanët e Maqedonisë dhe të Ballkanit në përgjithësi. Më nënçmuese dhe më antiislame se sa veprimet dhe angazhimet e Mulla Sulës vështirë se mund të gjenden diku në ndonjë cep të botës. Hajninë, korrupsionin dhe penalitetet e tij mundohet t’i fsheh me konferenca që shkarazi ia deidikon Shkollës Juridike Hanefite! Kjo Shkollë nuk e meriton trajtimin lokal dhe as provincial kështu siç e koncepton pseudomullai Sulejman Rexhepi. Të trajtosh këtë problematikë pa pjesëmarrjen e  një game të gjërë të kompetentëve prej mbarë botës arabe, do të thotë sikur të pretendoshë me karrocë plehërash të ngjitesh në ndonjë nga planetet e gjithësisë.
Atëherë, pse Sulejman Rexhepi insiston në një konferencë të këtillë në të cilën do të merrnin pjesë vetëm komunitetet që drejtohen prej shqiptarëve. Sepse, përfundimisht, i vetmi “udhëheqës”  fetar shqiptar që nuk ka kurrfarë lidhje me Shkollën juridike islame Hanefite është pikërshit Sulejman Rexhepi. Tashmë tërë bota e di se ai ka sharë nga rruga hanefite dhe se është zhytur thellë në do ujëra të turbullta antiislame. Është i vetmi “udhëheqës” fetar islam që e ka institucionalizuar fraksionizmin dhe radikalizmin islam. Është i vetmi “udhëheqës” fetar islam i cili bashkëpunon, bashkëvepron me radikalistët dhe që i ka futur nëpër institucione të BFI-së pikërisht luftëtarët e denjë të Medhebit Hanefij. Medhebi Hanefij është i vetmi Medhheb që i bën ndër shqiptarëve dhe çështjes shqiptare, i vetmi medhheb që e ka motivuar dhe që e ka përforcuar tolerancën dhe bashkëjetesën ndërkonfesionale te shqiptarët. Kjo nuk mund t’i konvenojë vetëm mercenarëve që veprimtarinë e vet antishqiptare e kamuflojnë me një radikalizëm fetar i cili ngacmohet nga ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve në të gjitha viset etnike.

Sulejman Rexhepi tashmë është peng i hajdutëve, është projekt i radikalistëve dhe është kërcënuesi më i madh i proceseve fetare islame konform Shkollës Juridike Hanefite e cila është e vetmja Shkollë që i nderon Shqiptarët myslimanë. Sulejman Rexhepi me veprimet  e veta është kundër kësaj Shkolle por që këtë gjë e kamuflon pikërisht përmes kësaj konference shkencore. E ka kot Sulejman Rexhepi! Përmes një aktiviteti të tillë nuk do të arrijë të shplahet nga ndytësira në të cilën është futur. Pa dyshim, të gjitha konferencat e kësaj natyre përfundojnë me konkluza! Cilat do të jenë ato konkluza që do të dalin nga kjo konferencë? Gjithësesi, që në start është e qartë se do të dalin shtrembërime të tmerrshme, do të dalin leje që e bekojnë veprimtarinë kriminele të Sulejman Rexhepit. Ndryshe, të gjithë pjesëmarrsit do të duhej të ishin tepër kritikë kundër tërë asaj që po ndodhë në BFI si organizatore e kësaj konference e që nuk përputhet në asnjë pikë me temën të cilën e ngërthen kjo konferencë. Kjo nuk do të ndodhë, prandaj edhe themi që kjo konferencë në fakt është edhe një përpjekje e ulët e mulla Sulës për ta kamufluar veprimtarinë e tij antihanefite si i vetmi “udhëheqës” fetar islam në rajon! 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top